Kuçi (Vlorë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 191:
Me ardhjen e Ali Pashë Tepelenës në Vilajetin e Janinës Kuçijotët e mbështetën atë. Kështu bëri Myslim Gjoleka i parë më 1803 me 100 trima, apo Aliko Suli që e ndihmoi Aliun duke i dhënë armë e municion të bollshëm. Feim Gjokuta që ishte njeriu më besnik, pasi Aliu i kishte besuar çelësat e thesarit të tij në Janinë, Laze Dauti që shkoi me 3000 vetë në ndihmë të Aliut, apo Myftar Aliu kapedan e këshilltar, i shpjegoi Ali Tepelenës arsyet pse duhet të ndërtonte kalanë në tokat e Kuçit në gjiun e detit në Porto Palermo, gjë që Aliu e bëri realitet duke ndërtuar kalanë në Bregun e Herave ngjitur me të ndërtoi edhe xhaminë, e cila e mban emrin xhamia e Kuçit. Në qafë të Lerës e në Armiri edhe sot ruhen banesat e fshatit dhe tokat përreth janë punuar që në lashtësi, të cilat si dhe territoret përreth mbajnë emrin, vreshti i Alie dhe ajo mbi xhade mban emrin bregu i Alikos, apo përroi i Kuçit, etj..
 
Kuçi në lashtësi e në mesjetën e vonë, në Porto Palermo ka patur portin e vet nga ku ka komunikuar me vendet mesdhetare, ndër ta vlen të theksohet Napoli i cili ka patur 18 oficerë Kuçiotë, shumica me gradë të lartë, kapiten, të cilët kanë shërbyer në ushtrinë e mbretërisë së Napolit, atë të Venetikut në vitet 1690 – 1850.
 
 
==Origjina e emrit==
Kuçi bën pjesë në dheun e Epirit.
 
Emri Kuç është tepër i lashtë, ashtu siç janë emrat njërrokësh (Kuç) në të gjithë vendbanimet e hershme evropiane, siç janë p.sh. emrat gjermane Hun apo Got.
 
Emri Kuç gjendet në rregjistrin e Halil Inalçikut në Turqi më 1431, me 49 shtëpi e 180 banorë, po në këtë libër gjendet edhe fshati Vishat që sot ky territor është njësuar me atë të fshatit Kuç.
 
Kuçi këtë emër e ka patur edhe para kësaj periudhe (1431) dhe e ruan edhe sot dhe që nga viti 1874 deri në vitin 1918 ka qenë nënprefekturë. Fshat me emrin Kuç dhe pothuajse në të njejtat karakteristika të terrenit me male të larta e me lugina të thella ndodhen edhe në Korçë, në Berat, në Skrapar, në Tiranë, në Shkodër, në Lushnje e në komunën e Podgoricës, pas malit të Taraboshit, në Çamëri etj.
 
Jokli fjalën Kuç e lidh me kudh-i si dimunitiv përkatësisht të kësaj fjale dhe e shqipëton si “vorbe dyvesheshe”; pra, sipas këtij emri fshati lidhet në formën e vendit ku shtrihet (Dy veshët e vorbës janë Shkaga nga njëra anë dhe Bogonica nga ana tjetër, ndërsa fundi i vorbës është lugina e tokave nga Buronjat, Përroi i Thatë – Hekali-Grabova – Grinjëra – Sheshi i Rrethit deri në Bietzet.
 
Etimologjikisht fjala Kuç është spjeguar si dyminitiv i fjalës Kudh-i, si emërtim fshati është i lidhur me emrin e një vllazërie.
 
Vazhdimi i plotësismit të toponimeve të fshatit Kuç si dhe studimi e nxjerrja e konkluzioneve shkencore historike e gjuhësore për argumentimin e punës dhe luftës së madhe që ka bërë populli i Kuçit e prijsit të tij për ruajtjene emrave e simboleve të të parëve, të cilët ruajnë identitetin e vendit nga shkombtarizimet përbën një detyrë të kohës së sotme.
 
==Veshtrimi Antropologjik==
Studimet antrapologjike mbi popullin shqiptar janë shumë të hershme. Një vend të gjërë zënë përshkrimet e udhëtarëve të huaj ,që kanë vizituar Shqipërinë në të dy shekujt e fundit. Vlerat e tyre ngelen të dyshimta, sepse janë vizuale dhe jo të mbështetura mbi kritere shkencore. Botës akademike i ka interesuar mjaftë trajtimi i tipit fisik të Shqipëtarëve për dy arsye të rëndësishme; së pari, shqipëtarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve-ilirëve, të cilët në Evropën e vjetër zinin një hapsirë të madhe dhe luanin një rol historik të ndjeshëm; së dyti, sepse territori i Shqipërisë i përket bërthamës qëndrore të tipit të ashtuquajtur dinarik, njëri nga tipat antropologjik themelore të popullsisë evropiane1). Përshkrimin për pamjen fizike të shqipëtarit e ka kryer P.Pukvili ( F.C.H.L.Poqueville). Pas atij një serë autorësh kanë lënë në shkrimet e tyre vrejtje mbi tiparet e popullit tonë në terësi, ndërsa të tjerët kanë parë ndryshime të pjesëshme krahinore, veçanërisht midis veriut dhe jugut të vëndit . Për të saktësuar përshkrimin fizik të kuçjotëve organizuam një studim, ku muarën pjesë 40 fise më të mëdhenj përfaqësuesit që u morën me studimin i falenderoj për bashkëpunimin. Studimin e kemi përmbledhur në dy pasqyra;atë të grupmoshave dhe të shtatëlartësisë dhe në tabelën ku përcaktohet ngjyra e syve, flokëve, lëkurës dhe forma e flokëve.
 
Siç shihet nga pasqyra e mësipërme, nga studimi del se nga 1230 banorë që aktualisht banojnë në Tiranë, ku sot janë regjistruar nga shoqata “Vëllazërimi Kuçjot”, mbi 600 kryefamiljarë meshkuj dhe 150 femra kuçjote, që nuk i kanë burrat kuçjotë; 249 persona ose 18% janë në moshë deri 17 vjeç; 234 persona ose 19% janë të grup moshës 18-30 vjeç; dhe 47 persona ose 63% janë mbi moshën 31 vjeç. Siç shihet dhe nga të dhënat e pasqyrës del se grupmosha e re është e ulët siç janë fiset Gjokutaj, Elmazaj, Bishaj, Baraj, Shegaj, Nanaj, Meçaj, Gjolekaj, Ngucaj, Xhelaj, fenomen i cili shpjegohet me vonesën e martesave sidomos këta 10 vitet e fundit.
 
 
Nga vëzhgimet e bëra fiset Lelaj, Idrizaj, Metaj, Mustafaraj, Alikaj, Balilaj, Abazaj, Limaj, Toskaj; kanë një raport më të pranueshëm midis grupmoshave dhe si pasojë me shumë mosha të reja, gjë që meriton vëmendje për të eleminuar mplakjen e fiseve. Nga lartësia e trupit 304 persona ose 25% janë të gjatë, deri në 160 cm; 484 persona ose 39% janë të gjatë nga 160 deri në 170 cm; dhe 442 persona ose 36% janë të gjatë mbi 171 cm.
 
Banorët e Kuçit janë me shtat të lartë e mesatar, por me trup të brishtë, ballë të ulët e hundë të shkrutër e të drejtë dhe kokë të rrumbullakosur në profil, qafa e gjatë dhe e hollë, shpaturllat e gjera, gjoksi i zhvilluar dhe i dalë me qimëzim të pakët, barku i futur, këmbët e gjata e pulpat e vogla, këmba e vogël e shkurtër dhe e gjerë, fytyra vezake, buzët të holla, vetullat e harkuara e të trasha. Siç del nga pasqyra e mësipërme kemi një kuçjot me trup të gjatë e mesatar kryesisht për meshkujt, ndërsa me trup të shkurtër janë kryesisht gratë. Për shtatlartësi më të madhe mund të veçojmë fiset Alikaj, Godaj, Gjolekaj, Lelaj, Lamaj, Lalaj, Mëhillaj e Bishaj.
 
Nga tabela e ngjyrave të syve, flokëve, lëkurës e formës së flokëve, të cilat lidhen me përshkrimin e përgjithshëm të shqipëtarit dhe në mënyrë të veçantë të banorëve të Shqipërisë së Jugut e kryesisht ata të Labërisë për veçoritë që kanë, për to mund të theksojmë se:
 
 
1) Ngjyra e syve është si më poshtë:
 
- i zi 390 përsona ose 33%
 
- gri 141 persona ose 12%
 
- kafe 534 përsona ose 42%
 
- i kaltër 156 persona ose 13%
 
kështu, shumica e kuçjotëve kanë ngjyrën e syve të kafta e të zeza.
 
 
2)gjyra e flokëve është si më poshtë:
 
- i zi 414 persona ose 35%
 
- gështenjë 597 persona ose 46%
 
- bjonde 219 persona ose 19%
 
Ngjyra e flokëve gështenjë dhe të zezë janë ato që përbëjnë 81%, ndërsa bjond dhe ekuqe 19%
 
 
3) Forma e flokëve është si më poshtë:
 
- të dendur të drejtë 744 persona ose 60%
 
- me onde 347 persona ose 30%
 
- kaçurrela 139 persona ose 10%
 
Flokët e drejtë dhe të dendur jan predominant, pastaj vinjë ata me flokë me onde dhe më pak me kaçurrel.
 
 
4) Ngjyra e lëkurës është si më poshtë:
 
- e bardhë 1063 persona ose 85%
 
- e errët 33 persona ose 3%
 
- e errët e zbehtë (brun) 134 persona ose 12%
 
Ngjyra e bardhë e lëkurës ishtë predominante, pastaj vjen ngjyra e errët e zbehtë (brun) dhe më pakë ata me ngjyrë të errët.
 
==Toponimet==