==Veshtrimi Antropologjik==
Studimet antrapologjike mbi popullin shqiptar janë shumë të hershme. Një vend të gjërë zënë përshkrimet e udhëtarëve të huaj ,që kanë vizituar Shqipërinë në të dy shekujt e fundit. Vlerat e tyre ngelen të dyshimta, sepse janë vizuale dhe jo të mbështetura mbi kritere shkencore. Botës akademike i ka interesuar mjaftë trajtimi i tipit fisik të Shqipëtarëve për dy arsye të rëndësishme; së pari, shqipëtarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve-ilirëve, të cilët në Evropën e vjetër zinin një hapsirë të madhe dhe luanin një rol historik të ndjeshëm; së dyti, sepse territori i Shqipërisë i përket bërthamës qëndrore të tipit të ashtuquajtur dinarik, njëri nga tipat antropologjik themelore të popullsisë evropiane1). Përshkrimin për pamjen fizike të shqipëtarit e ka kryer P.Pukvili ( F.C.H.L.Poqueville). Pas atij një serë autorësh kanë lënë në shkrimet e tyre vrejtje mbi tiparet e popullit tonë në terësi, ndërsa të tjerët kanë parë ndryshime të pjesëshme krahinore, veçanërisht midis veriut dhe jugut të vëndit . Për të saktësuar përshkrimin fizik të kuçjotëve organizuam një studim, ku muarën pjesë 40 fise më të mëdhenj përfaqësuesit që u morën me studimin i falenderoj për bashkëpunimin. Studimin e kemi përmbledhur në dy pasqyra;atë të grupmoshave dhe të shtatëlartësisë dhe në tabelën ku përcaktohet ngjyra e syve, flokëve, lëkurës dhe forma e flokëve.
Siç shihet nga pasqyra e mësipërme, nga studimi del se nga 1230 banorë që aktualisht banojnë në Tiranë, ku sot janë regjistruar nga shoqata “Vëllazërimi Kuçjot”, mbi 600 kryefamiljarë meshkuj dhe 150 femra kuçjote, që nuk i kanë burrat kuçjotë; 249 persona ose 18% janë në moshë deri 17 vjeç; 234 persona ose 19% janë të grup moshës 18-30 vjeç; dhe 47 persona ose 63% janë mbi moshën 31 vjeç. Siç shihet dhe nga të dhënat e pasqyrës del se grupmosha e re është e ulët siç janë fiset Gjokutaj, Elmazaj, Bishaj, Baraj, Shegaj, Nanaj, Meçaj, Gjolekaj, Ngucaj, Xhelaj, fenomen i cili shpjegohet me vonesën e martesave sidomos këta 10 vitet e fundit.
|