Ndryshimi mes inspektimeve të "Ymer Dishnica"

118 bytes added ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: Ymer Dishnica u lind në fshatin Dishnicë më 21.2.1912, 4km afër qytetit të Korçës. Bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pes...)
 
Ymer Dishnica u lind në fshatin Dishnicë më 21.2.1912, 4km afër qytetit të Korçës. Bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pesë dëshmorë, përfshi edhe një vëlla të doktor Y. Dishnicës. Ai është një nga veprimtarët më të shquar antifashistë të Shqipërisë. Ministri i Shëndetësisë i qeverisë të parë demokratike shqiptare. Antar i KQ dhe Byroja Politike e PKSh, antari Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar. Besnik i kauzës antifashiste dhe komuniste dhe bindjeve të tij të cilat i kishte pëqafuar që shumë kohë para formimit të PKSh kur ndodhej në Francë. Arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe përfundoi në Korçë, ndërsa arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera e përfundoi në Liceun kombëtar francez të këtij qyteti (1932). Pas kësaj Ymer Dishnica u nis për në Francë ku do të studionte pë tetë vjet në Universitetin e Lionit dhe më pas atë të Parisit për mjekësi (1932-1941), duke u lauruar e specializuar për patologji. Në vitin 1947, Ymer Dishnica, për shkaqe thjesht politike, shkarkohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë. Me dëshirën e tij, doktori heq dorë përfundimisht nga politika, veshi bluzën e badhë të mjekut patolog dhe filloi punën në spitalin e Tiranës (1948) dhe punonte si pedagog në shkollën e mesme mjekësore. Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi si drejtor i Drejtorisë të Shërbimit Shëndetësor, në spital dhe në ambulancën e qytetit.
 
 
 
 
 
 
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]]