Arti në Kishën Ortodokse të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 20:
==== Periudha bizantine ====
 
Kishat e shekulli[[Shekulli X|shekullin X]] paraqesin forma të reja në ndërtimet kishtare. Në disa vende ndërtohen kisha njënefëshe (si e profetit Ilia në Bual të Përmetit, e së Tërëshenjtës Mari në Çerskë të Leskovikut, e Shën Sergjit dhe Bakut në [[Himarë]]), në të tjera vazhdon tradita e bazilikës (si e Shën Stefanit në Dhërmi etj.). Në fillimet e periudhës pasbizantine ruhet ende tipi i veçantë i bazilikës së Shën Nikollës në Perondi të Beratit. Kryesisht në këtë periudhë përurohet një tip i ri kishe në formë kryqi të brendashkruar me kupolë (në Peshkëpinë e Sipërme, Kosinë). Shumë kujdes i kushtohet edhe pjesës së jashtme të kishës (kupolë, dekoracione në kornizat e dritareve, kombinime të tullës dhe gurit). Një shembull karakteristik është kisha e Hyjlindëses në Labovë të Kryqit e shek. X, sipas disa të tjerëve e shek. XIII, me vlerë të veçantë artistike. Në [[shekullin XIII]] dhe shekullin XIV shfaqet një lulëzim i ri arkitektonik. Në zonën e Shkodrës gjatë shek. XIII shihet një ndikim i arkitekturës perëndimore (si në atë të Shën Sergjit e Bakut pranë lumit Buna, atë të Vaut të Dejës). Shpesherë gjejmë të gërshetuara tiparet bizantine me ato romake. Kishat bizantine paraqesin ndikime romake, ndërsa piktura bizantine dominon edhe në ndërtesat e stilit romak. Në jug vazhdojnë të ndërtohen kisha njënefëshe (e Shën Joanit në Boboshticë), bazilikat bëhen më të rralla dhe stili në formë kryqi të lirë me kupolë mbizotëron (p.sh. në Marmiro të Vlorës, në Manastirin e Hyjlindëses në Zvërnec)E Tërëshënjta e Vllahernës (e restauruar në shek. XVI) dhe kisha e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë), në [[Berat]], janë veçse një tip i thjeshtë kryqi i brendashkruar i të njëjtit stil; ndërsa kisha e Manastirit të Hyjlindëses, në [[Apolloni]], i përket një tipi të ndërthurur. Një monument i veçantë bizantin, si nga kompozimi arkitekturor dhe ai dekorativ, është kisha e Shën Nikollës në [[Mesopotam]], ndoshta e shek. XIII.
 
==== Periudha pasbizantine ====