Qarku i Kukësit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: tr:Kukës İli
No edit summary
Rreshti 5:
*[[Rrethi i Kukësit]]
*[[Rrethi i Tropojës]]
Kryetar i Keshillit te Qarkut eshte [[Shefqet Bruka]]
 
== Keshilli i Qarkut ==
Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Njësitë e qeverisjes vendore janë Komunat /Bashkitë dhe Qarqet.
Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe me interesa të përbashkët. Qarku i Kukesit perbehet nga 24 komuna dhe 3 bashki. Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore. Organi përfaqësues i Qarkut është Këshilli i Qarkut. Bashkitë dhe komunat delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut në përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar. Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të Këshillit të Qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista përpjesëtimore ndër këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga këshillat përkatës. Funksioni i anëtarit të këshillit të qarkut është i papajtueshëm me çdo funksion në administratën e qarkut.
Keshilli i Qarkut Kukes perbehet nga 35 antare.
Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun.
Këshilli i qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:
*a) Miraton statusi e qarkut, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të tij ;
*b) Vendos për nivelin e ndihmesave financiare të detyrueshme të çdo komune dhe bashkie përbërëse në buxhetin e qarkut;
*c) Zgjedh dhe shkarkon nga anëtarët e këshillit kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë;
*ç) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut;
*d) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre,kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi;
*dh) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues;
*e) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij;
*ë) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
*f) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm;
*g) Vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre;
*gj) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
*h) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
*i) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të tij;
*j) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
*k) Vendos për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut;
*l) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik në nivel qarku;
*ll) Vendos për simbolet e qarkut;
*m) jep tituj nderi dhe stimuj;
*n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara në bazë dhe në zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark;
*nj) Miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së qarkut.
 
'''Funksionimi i këshillit të qarkut'''
Këshilli i qarkut ushtron kompetencat nga çasti i konstituimit të tij deri në konstituimin e këshillit pasardhës.
Mbledhja e radhës e këshillit të qarkut bëhet jo më pak se një herë në tre muaj.Mbledhjet zhvillohen sipas programit të punës që bën këshilli.
Këshilli i qarkut mblidhet jashtë radhe me kërkesë:
*a) të kryetarit të tij;
*b) të kryesisë së këshillit;
*c) të një të tretës së anëtarëve të këshillit;
*ç) të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari.
Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet si rregull jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.
 
== Kryesia e Keshillit te Qarkut ==
Kryesia e këshillit të qarkut Kukes përbëhet nga 7 antare, kryetari, zëvendëskryetari dhe 5 anëtarë të tjerë.
Anëtarët e kryesisë së këshillit të qarkut zgjidhen dhe shkarkohen me votim, me listë shumemërore kandidatësh dhe shpallen fitues kandidatët që kanë marrë më shumë vota.
Kryesia e këshillit të qarkut thirret në mbledhje nga kryetari, jo më pak se një herë në muaj .
Mbledhjet e kryesisë janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.
Funksionet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit të këshillit të qarkut janë të papajtueshme me funksionin e kryetarit të komunës ose bashkisë.
Kryesia e këshillit të qarkut për realizimin e funksioneve të qarkut dhe në zbatim të vendimeve të këshillit të tij:
a)Ushtron të gjitha kompetencat, me përjashtim të atyre që i janë dhënë shprehimisht këshillit të qarkut;
b)Miraton Paktet dhe materialet e tjera për mbledhjen e këshillit të qarkut, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ajo vetë;
c) Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
ç) Raporton në këshill sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e qarkut;
d) Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar qarkut si person juridik.
Në ushtrimin e kompetencave të saj, kryesia e këshillit të qarkut nxjerr vendime, të cilat miratohen nga shumica e anëtarëve të pranishëm. Vendimet marrin fuqi detyruese për t'u zbatuar nga të gjitha organet dhe personat e ngarkuar, pasi shpallen publikisht ose u bëhen të njohura subjekteve të interesuara.
Vendimet e kryesisë duhet të miratohen në mbledhjen më të afërt të këshillit të qarkut dhe në rast se nuk miratohen, e humbasin fuqinë e tyre që nga fillimi.
 
== Kryetari i Qarkut ==
Kryetari i këshillit të qarkut, përfaqëson këshillin e qarkut në marrëdhënie me organe shtetërore, me organet e njësive të qeverisjes vendore, me persona fizikë dhe juridikë vendas ose të huaj, si dhe ushtron këto kompetenca:
a) Kryeson mbledhjet e këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;
b) Nënshkruan të gjitha aktet e këshillit dhe të kryesisë së këshillit, si dhe procesverbalet e mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë;
c) Siguron zbatimin e vendimeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;
ç) Në përputhje me tematikën e mbledhjeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë përgatit raportet, P/vendimet dhe materialet e tjera të nevojshme;
d) Drejton administratën e këshillit të qarkut dhe përgjigjet para këshillit për funksionimin e saj;
dh) Emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil";
e) Garanton kryerjen e funksioneve që i janë dhënë me ligj këshillit të qarkut;
ë) Merr masa dhe siguron funksionim normal të të gjitha strukturave të këshillit, të mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë së tij;
f) Ushtron kompetenca të tjera që i ngarkohen atij me ligj, nga këshilli i qarkut ose ngakryesia e tij.
Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i Komisionit te mbrojtejes se Tokes.
Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i komisionit te ndarjes se tokes.
Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i KRRT-së së qarkut
Në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari i këshillit të qarkut nxjerr urdhra me karakter individual.
Në mungesë të kryetarit, funksionet e tij kryhen nga zëvendëskryetari.
 
== Komisionet ==
*'''Komisioni i mbrojtjes se tokes'''
(Ligji nr.9244 date 17.06.2004 “Per mbrojtjen e tokes bujqesore)
 
Per bashkërendimin e veprimtarive per mbrojtjen e tokes bujqesore prane Keshillit te Qarkut krijohet Komisioni i Mbrojtjes se Tokes (KMT)
 
Ne perberje te këtij komisioni marrin pjese kryetaret e komunave/bashkive,drejtori i policise se qarkut,pergjegjesi i agjensise rajonale te mjedisit,drejtuesi i policise se ndertimit,drejtori i drejtorise rajonale te bujqesise dhe ushqimit,drejtori i drejtorise rajonale te ujrave, drejtori i drejtorise se shërbimit pyjor si dhe drejtues te institucioneve veprimtaria e te cileve ndikon mbi token bujqesore.Keta te fundit miratohet nga Keshilli i Qarkut.
Kryetari i Keshillit te Qarkut eshte njekohesisht Kryetar i KMT-se.
 
*'''Komisioni i tokes ne Qark'''
(VKM nr.230 date 22.07.1991 “Per krijimin e komisionit te tokave” e ndryshuar”)
 
Komisioni i Tokes ne Qark kryesohet nga Kryetari i Keshillit te Qarkut.
Perberja e komisionit te tokes ne qark miratohet me vendim te Keshillit te Qarkut.
Ne perberje te komisionit bejne pjese Drejtoret e bujqesise dhe te ushqimit,pergjegjesit e kadastres,pergjegjesit e ZRPP-se, perfaqesuesi i drejtorise se policise dhe deri ne 10 anetare te tjere si agronom,juriste, ekonomiste, inxhinier gjeodet etj.
Komisioni i tokes ne qark thirret nga kryetari jo me rrale se nje here ne dy muaj
 
*'''Komisioni ad-hoc'''
(Ligji nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”
 
Per zhvillimin e procedurave per pranimin Sherbimin Civil,ngritjen ne detyre dhe lëvizjen paralele dhe rregullimin e marredhprane Këshillit te Qarkut Kukes eshte krijuar Komiteti ad-hoc.
Ky komitet perbehet nga 3 perfaqesues te institucionit dhe 2 perfaqesues te jashtem , specialiste te njohur te fushes ne te cilen do te zhvillohet testimi.
 
*'''Komisioni i vleresimit te ofertave'''
(Ligji nr.9643 date 20.11.2006 ”Per prokurimin publik” dhe VKM nr.1 date 10.07.2007
 
Komisioni i Prokurimeve Publike ngrihet dhe funksionon ne zbatim te dispozitave ligjore për Prokurimin Publik dhe ngritja e tij behet pas sigurimit te fondeve kur ka nevoje per pune,mallra dhe sherbime nga Kryetari i Keshillit te Qarkut, i cili njekohesisht eshte edhe Titullari i Autoritetit Kontraktor.
Komisioni i Vleresimit te Ofertave përgjigjet ndjekjen e proçedurave të Prokurimit, me qëllim prokurimin e fondeve, të vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit ose të ardhurat e Keshillit te Qarkut
Detyrat e anetarit te Komisionit te Prokurimeve Publike
Përmbush të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari i Komisionit te Prokurimeve Publike në zbatim të legjislacioni në fuqi.
 
==Lidhje te jashtme==
Line 10 ⟶ 112:
 
{{Qarqet e Shqipërisë}}
{{AL-gjeo-cung}}
 
[[Category:Qarqe në Shqipëri]]