Qarku i Kukësit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 52:
Funksionet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit të këshillit të qarkut janë të papajtueshme me funksionin e kryetarit të komunës ose bashkisë.
Kryesia e këshillit të qarkut për realizimin e funksioneve të qarkut dhe në zbatim të vendimeve të këshillit të tij:
*a)Ushtron të gjitha kompetencat, me përjashtim të atyre që i janë dhënë shprehimisht këshillit të qarkut;
*b)Miraton Paktet dhe materialet e tjera për mbledhjen e këshillit të qarkut, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ajo vetë;
*c) Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
*ç) Raporton në këshill sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e qarkut;
*d) Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar qarkut si person juridik.
Në ushtrimin e kompetencave të saj, kryesia e këshillit të qarkut nxjerr vendime, të cilat miratohen nga shumica e anëtarëve të pranishëm. Vendimet marrin fuqi detyruese për t'u zbatuar nga të gjitha organet dhe personat e ngarkuar, pasi shpallen publikisht ose u bëhen të njohura subjekteve të interesuara.
Vendimet e kryesisë duhet të miratohen në mbledhjen më të afërt të këshillit të qarkut dhe në rast se nuk miratohen, e humbasin fuqinë e tyre që nga fillimi.