Qarku i Kukësit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 62:
== Kryetari i Qarkut ==
Kryetari i këshillit të qarkut, përfaqëson këshillin e qarkut në marrëdhënie me organe shtetërore, me organet e njësive të qeverisjes vendore, me persona fizikë dhe juridikë vendas ose të huaj, si dhe ushtron këto kompetenca:
*a) Kryeson mbledhjet e këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;
*b) Nënshkruan të gjitha aktet e këshillit dhe të kryesisë së këshillit, si dhe procesverbalet e mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë;
*c) Siguron zbatimin e vendimeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;
*ç) Në përputhje me tematikën e mbledhjeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë përgatit raportet, P/vendimet dhe materialet e tjera të nevojshme;
*d) Drejton administratën e këshillit të qarkut dhe përgjigjet para këshillit për funksionimin e saj;
*dh) Emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil";
*e) Garanton kryerjen e funksioneve që i janë dhënë me ligj këshillit të qarkut;
*ë) Merr masa dhe siguron funksionim normal të të gjitha strukturave të këshillit, të mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë së tij;
*f) Ushtron kompetenca të tjera që i ngarkohen atij me ligj, nga këshilli i qarkut ose ngakryesia e tij.
Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i Komisionit te mbrojtejes se Tokes.
Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i komisionit te ndarjes se tokes.