Ndryshimi mes inspektimeve të "Pink Floyd"

10 bytes removed ,  10 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v (roboti shtoj: co:Pink Floyd)
v
'''Pink Floyd''' ishin një [[rock]] bend [[Anglia|anglez]] të cilët fillimisht u bënë të njohur për shkak të muzikës së tyre [[psychedelic rock|psychedelic]] ose [[space rock]], dhe më vonë, [[progressive rock]]. Ata ishin të njohur për tekstet [[Filozofia|filozofike]], eksperimentimet zënore, kopertinat inovative të albumeve, dhe shfaqjet madhështore. Një nga rock aktet më të suksesshme, bendi ka shitur më shumë se 200 milion albume në të gjithë botën, duke përfshirë këtu 74.5 milion vetëm në [[Shtetet e Bashkuara]]. Pink Floyd i kanë influencuar progressive rock bendet e '70-tave si [[Genesis]] dhe [[Yes]], si dhe bendet bashkëkohore si [[Nine Inch Nails]] dhe [[Dream Theater]].
 
Pink Floyd kishin sukses mesatar dhe ishin një ndër bendet më të famshme në skenën "underground" të [[Londra|Londrës]] në fundin e viteve 1960, si një psychedelic bend i udhëhequr nga [[Syd Barret]]. Sidoqoftë, sjellja e çrregulluar e Barret eventualisht i detyroi kolegët e tij ta zëvendësonin me vokalistin dhe kitaristin [[David Gilmour]]. Pas largimit të Barret, vokalisti dhe basisti [[Roger Waters]] gradualisht u bë forca dominuese e bendit në fundin e viteve 1970, deri në largimin e tij eventual nga bendi në vitin 1985. Bendi inçizoi disa albume, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm me ''[[The Dark Side of the Moon]]'' (1973), ''[[Wish You Were Here]]'' (1975), ''[[Animals]]'' (1977), dhe ''[[The Wall]]'' (1979).
 
Në vitin 1985, Waters deklaroi se Pink Floyd ishin "forcë e konsumuar", por anëtarët e mbetur, të udhëhequr nga Gilmour, vazhduan të inçizonin dhe të shkonin nëpër turne nën emrin Pink Floyd. Edhe pse ata u paditën pa sukses nga Waters për të drejtat e emrit, ata sërish arritën sukses botëror me albumet ''[[A Momentary Lapse of Reason]]'' (1987) dhe ''[[The Division Bell]]'' (1994). Eventualisht, ata arritën që të bënin marrëveshje jashtë gjygjit me Waters për përdorimin e emrit. Waters performoi me bendin për herë të parë pas 24 viteve më [[2 korrik]] [[2005]] në koncertin [[Live 8]] që u mbajt në Londër.