Historia e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Rreshti 93:
===Bishop Noli and King Zog===
Ne fillim te viteve 20-te shoqeria shqiptare ishte e ndare midis dy grupime thellesisht opoziatare. E para, perbehesh prej klases se bejlereve dhe agallareve, pronare te medhenj tokash, qe mbas [[Shpalljes se Pavaresise]], u ishin veshur veprimtarise politike, dhe qe ne njefare menyre perfaqesonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Ne balle te tyre shquhesh sidomos Ahmet Zogu, nje feudal i vogel fisnor nga rrethi i Matit. Grupi i dyte perbehesh prej intelektualeve, tregtareve progresiste, dhe politikaneve me prirje demokratike te cilet synonin modernizimin e Shqiperise sipas standarteve te Evropes Perendimore dhe Amerikane. Ky grupim udhehiqesh prej [[Fan Stilian Nolit]], nje peshkop [[ortodoks]] i edukuar ne [[Shtetet e Bashkuara te Amerikes]]. Keto forca politike, krejtesisht te kunderta ne program dhe perberje, perfaqesonin ne shkalle te vogel natyren thellesisht kontradiktuese te politikes shqiptare ne fund te [[Luftes se Pare Boterore]]
Ne periudhen midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan se tepermi dhe ne 1924 ne kryengritje popullore e detyroi A. Zogun te largohej nga Shqiperia per ne Jugosllavi. Ne poziten e kryeministrit te qeverise se re shqipatare, Noli i'u pervesh nje programi social qe synonte nje reforme te plote agrare dhe modernizimin e infastruktures administrative te vendit sipas shembullit te demokracive perendimore. Sidoqofte, ky program hasi ne kundershtimin e klases se bejlereve te medhenj te cilet nuk donin te humbisnin poziten e tyre te larte ne drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot te sensibilizonte opinionin nderkombtar ne ndihme te Shqiperise. Qeveria e vetme qe e njohu Shqiperine ne arenen nderkombtare ishte vetem regjimi i ri Sovjetik i [[Lenin]]it. Per pasoje, qeveria e Nolit eshte konsideruar teper idealiste dhe, ne menyre perfundimtare, nje eksperimentim i pafat ne politiken shqiptare. Ne krye te gjashte muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeminister i Shqiparise me ndihmen teper zemergjere te [[Ushtrise Jugosllave]]
Zogu rifilloi sundimin e tij katermbedhjete-vjecar ne shqiperi, ne fillim si president i Shqiperise (1925-28), dhe me vone si [[Zogu I]] [[Mbret i Shqiptareve]]. Revolucioni demokratik i Nolit i la nje pershypje te thelle Zogut dhe ai e kuptoi qe nese Shqiperia kishte per te bere perpara atehere ai duhej te ndermerrte disa reforma domethenese. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshem ne vendosjen e rregullit dhe rendit publik dh hapi shume shkolla fillore dhe disa te mesme (ne analize te fundit te pamjaftueshme, meqenese Shqiperia ishte kryesisht analfabete deri ne fund te Luftes se Dyte). Keto reforma kishin pamjen e nje skllaverimi kombetare pasi ne sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhin veten koke e kembe mbas Italise. Financimet dhe traktatet e shumta, qe ai ndermori me qeverine fashiste te [[Mussolinit]] e bene Shqiperine virtualisht nje koloni Italiane shume kohe me pare se ardhja e [[Ushtrise Italiane]] ne [[Shqiperi]]. Ne vitin 1939 Italia pushtoi Shqiperine dhe e detyroi Zogun te largohesh ne fillim ne [[Greqi]] dhe me vone ne [[Egjipt]].
Baza mbeshtetese e Zogut ishin bejleret e Shqiperise jugore dhe bajraktaret e veriut. Duke shfrytezuar keto lidhje, dhe duke u mbeshtetur ne ndihmat financiare te Italise dhe nje xhandarmeri te stervitur dhe udhehequr nga oficere te huaj, Zogu solli njefare stabiliteti ne Shqiperi. Ai vendosi autoritetin shteteror ne zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit te ri arsimor, dhe ndermori disa hapa ne modernizimin e jetes sociale te vendit. Sidoqofte sukseset ishin shume me te vogla ne numer neqoftese krahasohen me deshtimet e tij. Ligjerisht, Zogu ishte nje monarch qe i bindesh kushtetutes se vendit, kurse ''de facto'' ai ishte thjesht nje nje diktator mondan. Zogu deshtoi ne zgjidhjen e promblemit me themelor shqiptar, ate te reformes agrare. Per eliminimin e urise Zogu importonte drithra ne shuma te kosiderueshme, por, sidoqofte, fshatresia perseri ngeli ne nje gjendje te mjerueshme qe detyroi masat e thjeshta popullore te emigronin jashte shtetit. Per me teper Zogu u mohoi shtetasve te tij te drejtat qytetare dhe civile te cilat krijuan kushte te favorshme per kryengritje te shpeshta ndaj regjimit te tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punetore, perhapi korrupsinon shtetor, dhe persekutoi opoziten politike. Keto masa mundesuan krijimin e grupeve dhe celulave te para komuniste te Shqiperise
===Lufta e Dyte Boterore===
|