Content deleted Content added
Faqe e re: STOMAKU Anatomia Stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshte. Këto shërbejnë dhe si pika fiksi...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 7 prill 2010 00:11

STOMAKU

Anatomia Stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshte. Këto shërbejnë dhe si pika fiksimi të tij. Bashkimi gastroezofageal ndodhet majtas vertebrës së 10-të torakale, afërsisht 2 cm. poshte diafragmës, ndërsa bashkimi gastroduodenal bëhet në nivel të vertebrës së është lumbare, pak djathtas linjës mediane.

Madhësia dhe forma e stomakut ndryshojnë në vartesi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar stomaku është 25 cm i gjate, 10-12 cm. i gjerë, dhe 8-9 cm i trashë. Kapaciteti i stomakut lëkundet midis 1-1.5 litra.

Vaskularizimi.- Stomaku është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Ka një rrjete të pasur anastomozash intramurale, që sigurojnë vaskularizin e tij edhe kur lidhet një pjesë e madhe e arterieve. Aa.gastrica dextra et sinistra,gastroepiploica dextra et sinistra dhe gastricae breves janë arteriet kryesore të stomakut. Në 60% të njerëzve gjendet dhe arteria gastrike posteriore, që del nga arteria lienale dhe ushqen sipërfaqen posteriore të stomakut

Histologjia Muri i stomakut përbëhet nga tri shtresa:

1.Shtresa mukoze mbulohet më epitel cilindrik glandular. Sipas strukturës së epitelit glandular dallohen tri zona
2.Shtresa muskulare është shumë e zhvilluar më fibra rrethore, gjatesore dhe të pjerrëta, që e bëjnë stomakun organin më muskuloz  të  traktit tretes.
3.Shtresa seroze e vesh stomakun nga të gjitha anët dhe vazhdon në formë dublikaturë duke formuar ligamentet e stomakut, që e bashkojnë ate më kolonin, heparin, shpretkën, pankreasin dhe formojnë edhe omentum majus