Arbëria në Mesjetë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
 
==Përhapja e krishterimit në Shqipëri==
[[Figura:Mural_Picture_-_Medieval_Art_in_Albania.gif|right|thumb|Medieval Art in Albania]]
[[Shqipëria]] është përcaktuar si një nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depërtoi qysh në shekujt e parë. Autori i shek. VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishterimin. [[Durrësi]], [[Nikopoja]] ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, [[Epirit të Ri]] dhe të [[Epirit të Vjetër]]. Që në shekujt e parë të erës së re, në qendrat urbane të këtyre trevave përmenden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri. Të tilla ndërtesa, bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet Durrës, Shkodër, Lezhë, [[Mat]], Apoloni, [[Elbasan]], Dibër, Ohër, [[Tiranë]], [[Vlorë]], [[Gjirokastër]], [[Sarandë]], [[Butrint]] e akoma më në jug.
Hershmërinë e krishtërimit shqiptar e provojnë gjithashtu një sërë emrash vendesh që u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shek. IV-VI. Të tilla janë toponimet Shirgj ([[Shën Sergj]]), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, që ndeshen në Shkodër, Durrës, [[Himarë]] e deri poshtë në [[Çamëri]] (Shën Vlash, Shën Tekla). Të lidhur me kultin e martirëve në fjalë si dhe me historinë e hershme të krishterimit, janë toponime të tilla të huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafë (vend në Siri, ku u varros Shën Baku e Shën Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzë [[Eufratit]], ku u masakrua Shën Baku), [[Sebaste]], [[Jeriko]].