Shqipëria Osmane: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
==Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)==
 
Zgjerimi i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], pas pushtimeve të realizuara në shek. XV, bëri të nevojshëm ndryshimin e organizimit të saj shtetëror. Për ta vënë atë mbi baza më të qëndrueshme administrative e juridike, gjatë mbretërimit të sulltan [[Sulejmani II|Sulejmanit II]] Ligjvënësi (1520-1566), u krye një organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit.
Në përfundim të këtij riorganizimi, territoret e gjithë perandorisë u ndanë në 32 ejalete, që ishin njësi më të vogla administrative. Në krye të çdo ejaleti kishte një bejlerbej. Krahinat e [[Gadishulli Ballkanik|Ballkani|Gadishullit Ballkanik]] u përfshinë në tri [[elajet|ejalete]]: [[ejaleti i Bosnjës]] në veri të gadishullit, [[ejaleti i Rumelisë]] në qendër dhe [[ejaleti i Detit]] në ishujt e [[Deti Egje|detit Egje]] dhe në një pjesë të bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një numër [[Sanxhak|sanxhakësh]].[[Territoret e Shqipërisë]] bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë.
Me organizimin e ri, [[osmanët]] i copëzuan së tepërmi trojet shqiptare, duke u dhënë njësive ushtarake e administrative shqiptare një shtrirje territoriale më të vogël në krahasim me sanxhakët e tjerë të Rumelisë. Disa prej tyre, përveç popullsisë mbizotëruese shqiptare përfshinin edhe pakica [[malazeze]], [[serbe]] e [[maqedone]]
 
Gjatë mbretërimit të Sulejman Ligjvënësit, juriskonsultët osmanë përpunuan, si për të gjithë sanxhakët e tjerë të perandorisë, edhe për ata shqiptarë, nga një kanuname të veçantë. Kanunameja më e vjetër nga ato që janë ruajtur e që njihet deri më sot, është ajo e sanxhakut të Shkodrës (1529). [[Kanuname]] të veçanta patën edhe sanxhakët e Vlorës, të Elbasanit, të Prizrenit, të Ohrit, të Vuçiternës. Burimin e tyre kanunametë e kishin gjithnjë te [[Ligji i Sheriatit]] (ligji i shenjtë) dhe në mënyrë të veçantë te Kurani, që ishte një farë kushtetute e përjetshme e perandorisë së osmanëve. Por në hartimin e tyre janë marrë parasysh edhe kushtet shoqërore-ekonomike të çdo sanxhaku, si dhe traditat dokesore të trashëguara nga shekujt e kaluar. Kanunametë e sanxhakëve shqiptarë ligjëruan gjendjen e pronësisë tokësore, pozitën e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera të popullsisë shqiptare. Kanunametë përmbanin gjithashtu dispozita të ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik të sanxhakëve, mbi çmimet e prodhimeve bujqësore, mbi regjimin doganor etj.
Në fillim këto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohë pas kohe ato u plotësuan me dekrete ([[fermane]]) dhe me vendime ([[fatwa|fetva]]), sidomos me fetvatë e kryetarit të fesë islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore në përpilimin e kanunameve. Më vonë u hartuan kanumame të reja më të plota. Kanunameja e dytë e Shkodrës u përpilua afërsisht gjysmë shekulli më vonë nga e para.
Përveç kanunameve të sanxhakëve dhe të shtesave të mëvonshme, kadilerët kishin për udhëheqje në punët e tyre edhe kanunamenë qendrore të njohur me emrin “Kanunameja e sulltan Sulejmanit”, që u kodifikua pas mesit të shek. XVI. Kjo përmblidhte dispozitat themeltare të regjimit feudalo-ushtarak dhe të marrëdhënieve shoqërore-ekonomike të krejt [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]].Kanunametë e sanxhakëve shqiptarë kishin të përbashkëta normat kryesore të regjimit feudal-ushtarak. Në mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njëra-tjetra dhe pasqyronin shkallën jo të barabartë të zhvillimit ekonomik e shoqëror të popullsisë që jetonte në secilin sanxhak.
Në vitin 1506 u bë një regjistrim i përgjithshëm i të gjitha tokave shqiptare. Ato u përfshinë në dy zona të mëdha. Në njërën zonë bënin pjesë tokat, ku ishte zbatuar [[sistemi i timarit]]. Kjo quhej ndryshe zona e së dhjetës (yshyrit), kurse zona tjetër përfshinte krahinat malore të vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror një taksë ([[haraç]]) fikse, prandaj quheshin zona e haraçit.