Arti mesjetar në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 22 qershor 2006 15:28

Piktura në shek. XVIII

Ngritja ekonomike e kulturale u pasqyrua edhe në artin e pikturës shqiptare. Por megjithatë arti i pikturës, njësoj si në shekujt e mëparshëm ashtu edhe tani, u kufizua kryesisht në pikturën kishtare në pikturimin e kishave ortodokse të Shqipërisë se jugut dhe të mesme.

Si në gjithë Ballkanin, ashtu edhe në Shqipëri, gjatë shek. XVIII filloi të dobësohej monopoli kultural e artistik i Malit të Shenjtë që ishte bërë, gjatë dy shekujve të kaluar, ruajtësi besnik i pikturës tradicionale bizantine. rvatjet e Malit të Shenjtë për të mbajtur artin e pikturës në rrugën e tradicionalizmit e të konservatorizrmit nuk gjenin më përkrahjen e piktorëve të rij, të cilët, të lidhur me masat popullore, përpiqeshin t'i jepnin artit një paraqitje tjetër. Kjo krijoi kushtet për një kthesë drejt realizmit në fushën e pikturës. Në Shqipëri kjo kthesë u duk në shekullin XVIII dhe është e lidhur me, emrin e piktorit të shquar, David Selenicës. Në po këtë rrugë ecën edhe mjaft piktorë të tjerë, ndonëse këta nuk arritën dot në shkallën artistike të Davidit. Ndër këta shquhen bashkëkohëtarët e tij, Kostandin Shpataraku, si dhe vllezërit korçarë Kostandin Zoografi dhe Athanas Zoografi.

Tematika e këtyre piktorëve vazhdoi të ishte gjthnjë tematika kishtare. Por këta u larguan shumë nga stili bizantin, nga spiritualizmi, u dhanë shenjtoreve pamjen që i afrohej jetës reale. Këta kanë pikturuar shumë skena martinizimesh të ekzekutuara në mënyre të theksuar dramatike.

David Selenica, së bashku me dy ndihmësit e tij pikturoi më 1726 afreskët e altarit dhe të anijes në bazilikën e Shën-KollitVoskopojës. Kjo bazilike (33 metra e gjatë, 17 metra e gjerë) e ndërtuar në vitet 1721-1722, u mbush gati me njëmijë figura. Krijimtaria artistike e Davidit shquhet nga kujdesi i artistit për të paraqitur temën sa me reale, sa më emociomale, sa më njerëzore. Në afresket e tij çdo gjë është në lëvizje, bile shpesh herë në lëvizje të tepruara. Afresket më të bukura të Davidit mund të konsiderohen "Hierarkët", "Kryediakon Stefani", "Platitera me dy kryeëngjëjt", "Kryeëngjëlli Gabriel, etj., pikturuar në altar. Por punimi më interesant i David Selenices është afresku i "Ktitorit", themeluesit të bazilikës. Me të kemi të parin portret laik të punuar me frymë realiste, të marrë nga natyra e gjallë. Eshtë një afresk 2 metra i gjatë, i pikturuar brënda bazilikës së Shën-Kollit, pranë hyrjes. Tema është dhurimi i kishës që ktitori i bën Shën-Kollit. Ktitori plak është paraqitur i gjallë, veshur me xhybe të zezë e gëzof, nën të me anteri të gjatë dhe të ngjeshur me brez të kuq sipas zakonit të kohës. Nën anterinë duket këmisha e bardhë e gjatë. Në këmbë mban pantofla shtëpiake kurse në kokë fes, veshje këto të aristokracisë qytetare shqiptare të shek. XVIII. Fytyra e tij është plot jetë.

Një tjetër artist i shquar ishte Kostandin Shpataraku. Talentin artistik e ushtroi si ikonograf në pikturimin e ikonostaseve. Sipas nënshkrimit që ka lënë, qe murg (hjerodiakon) nga Shpati. Sipas datave që mbajnë veprat e gjetura deri më sot ka ushtruar një veprimtari të gjatë, më tepër se 30 vjet, që nga 1736 deri më 1767 . Ai ka pikturuar ikonat e ikanostaseve të shumë kishave, si në Vithkuq, Kavajë, Ardenicë, dhe në manastirin e Shën-Gjon VladimiritElbasan që u dogj në mars të vitit 1944. Ikonat më të bukura të Kostandinit janë "Shen-e-Premtja (Kavajë), "Lindja e Krishtit", (Ardenicë), "Shën-Gjon Vladimiri" (Ardenicë).

Kostandin Shpataraku qe edhe një miniaturist i shquar. Ikonën e Shën-e-Premtes e ka rrethuar me një varg skenash në miniaturë që paraqesin martirizimin e saj, skena këto të punuara shumë hollë. Një rëndësi të veçantë kanë miniaturat rreth ikonës së Shën-Gjon Vladimirit. Këto paraqesin skena nga jeta legjendare e këtij princi të shek. XI. Në një nga këto skena është paraqitur princi shqiptar i shek. XIV, Karl Topia. Karli është pikturuar në këmbë, veshur me petka princi bizantin, në kokë mban një kurorë, kurse në dorë një skeptër të peshkopëve latinë që bën kontrast me veshjen bizantine.

Vëllezërit Kostandin Zografi dhe Athanas Zografi qenë gjithashtu piktorë me talent afreskësh dhe ikonash. Që të dy vëllezërit punuan së bashku për gati 43 vjet, prej vitit 1720 deri 1764, ndoshta edhe më vonë. Gjurmët e veprimtarisë së tyre i ndeshim në shumë vise të Shqipërisë, si në Ardenicë (1744), Voskopojë (1745-1750), Vithkuq (1764) si dhe jashtë Shqipërisë në Malin e Shenjtë (1783) e gjetkë. Karakteristika më interesante e dy artistëve vëllezër ka qenë tendenca e tyre që t'i vishnin shënjtorët me kostume kombëtare shqiptare, të cilat për t'ia përshtatur ikonografisë, kanë qenë të detyruar aty këtu t'i bizantinizojnë. Tjetër karakteristikë e tyre ka qenë tendenca për të dalë nga tematika e ngushtë, tradicionale. Ata kanë pikturuar tema të rralla të kishës, të frymëzuara nga Apokalipsi, fakt ky që provon fantazinë e pasur dhe kulturën e gjerë të të dy artistëve. Kulturën e tyre të gjerë e dëshmon edhe fakti se kanë pikturuar në afresk, në manastirin e Ardenicës, mjeshtrin durrësak Joan Kukuzeli, muzikantin e shquar bizantin të shek. XII. Por me gjithë zotësinë teknike dhe tonin realist që u kanë dhënë në shprehje dhe në paraqitje shumë veprave të tyre, arti i dy piktorëve vëllezër ka dobësi që vinë duke u shtuar veçanërisht në periudhën e fundit të veprimtarisë së tyre. Punimet e tyre në këtë periudhë janë më të dobëta. Kjo është periudha kur i gjithë arti i pikturës kishtare në Shqipëri ishte në rënie të vazhdueshme.