Stavri Shkurti: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{joref|24 Korrik 2008}}
 
'''Stavri Shkurti''' ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950 kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi” duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaron në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike.
Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe ""Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra".