Beteja e Bedrit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 33:
 
== Zhvillimi i betejës ==
Dy ushtritë ndodheshin përballë njëra-tjetrës. Situata u rëndua dhe hija e vdekjes ra mbi luginë. [[Pejgamberi]], paqja qoftë mbi të, e dinte se nga rezultati i kësaj beteje varej fati i myslimanëve dhe i [[Islami]]t. Kjo ishte një betejë në mes [[Islami]]t dhe''' Mosbesimit''', në mes së Vërtetës dhe së Kotës. Ai ra në sexhde dhe E luti [[Allahu]]n: “[[Allahu|O Allah]]! Nëse ky grup myslimanësh mposhtet, në këtë botë s’do të mbetet më njeri që do të Të adhurojë!”
I pari nga myslimanët që hyri në dyluftim, ishte [[Hamza]] bin Abdulmutalibi,
xhaxhai i Pejgamberit, i cili vrau një pabesimtar që u përpoq të arrinte pellgun e
ujit për ta shkatërruar. Kjo ishte nisja e betejës. Më pas tre luftëtarë kurejshë dolën në shesh dhe sfiduan tre myslimanë. [[Hamza]] bin Abdulmutalibi, [[Ali bin Ebu Talibi]] dhe [[Ubejde]] bin Harithi ishin myslimanët që pranuan sfidën. [[Hamza]] dhe [[Aliu]] i mposhtën shpejt kundërshtarët
e tyre, kurse Ubejdeja dhe kundërshtari i tij plagosën rëndë njëri-tjetrin.
Të zemëruar nga kjo humbje, kurejshët derdhën mbi myslimanët një shi shigjetash dhe pastaj u hodhën në sulm. Ata sulmuan si dallgë dhe humbën shumë ushtarë, por nuk qenë në gjendje të thyenin
rreshtat e myslimanëve. Myslimanët pritën derisa armiku harxhoi fuqinë dhe pastaj u hodhën në kundërsulm me ashpërsi dhe me forcë duke i marrë përpara armiqtë. [[Muhamedi|Pejgamberi s.a.v.s.]] , ishte në vijën e parë të frontit dhe i udhëhiqte myslimanët duke lexuar [[Kur`an|Kuran]] me zë të lartë dhe duke lutur [[Allahu]]n. Pasi pësoi një humbje të madhe, ushtria e kurejshëve mori arratinë, kurse myslimanët i ndoqën dhe zunë shumë robër.
Por Ebu Xhehli nuk e pranonte lehtë humbjen. Ai u përpoq të riorganizonte ushtrinë e thyer, po mbeti vetëm me disa heshtëtarë për ta ruajtur. '''Muadh bin Amri''' u nis drejt '''Ebu Xhehlit''' dhe e goditi me shpatë, kurse një mysliman tjetër e shpoi atë me heshtë dhe e vrau.
 
Humbja e pabesimtarëve ishte e madhe: 70 të vrarë, në mesin e tyre 20 komandantë, dhe 70 të tjerë të zënë robër. Në këtë betejë u vranë 14 myslimanë. Lajmi i fitores së myslimanëve mbërriti në [[Medinë]], dhe qyteti u gëzua. Megjithatë medinasit nuk mund t’u besonin syve kur më 23 Ramazan [[Muhamedi|Pejgamberi]] dhe shokët e tij hynë triumfalisht në Medinë,
duke mbajtur prapa edhe 70 robër.
 
Kjo ishte Beteja Madhështore e Bedrit, që u zhvillua në Ramazan. Asnjë betejë tjetër nuk ka qenë më vendimtare në historinë e [[Islami]]t. Përpara saj myslimanët ishin të dobët dhe të persekutuar vazhdimisht nga armiqtë. Pas kësaj beteje ata dolën në skenë si një komb i fuqishëm,
vetëm falë ndihmës së [[Allahu|Allahut të Madhëruar]], i Cili ka fuqi mbi çdo gjë.
 
== Ç’mund të mësohet nga Beteja e Bedrit ==