[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 63:
 
Predikimet e Mahavirës u ruajtën nga dishepujt e tij të menjëhershëm në ''Agam Sutras'' (dorëshkrime). Me kalimin e kohës shumë ''Agam Sutras'' janë humbur, shkatërruar ose ndryshuar. Rreth një mijë vjet pas kohës së Mahavirës, ''Agam Sutras'' u shkruajtën në ''Tadpatri'' (letra me gjethe palme që përdoreshin atëherë për të bërë libra). Jainistët Sëetambar i pranojnë këto ''sutras'' si mësime autentike kurse Jainistët Digambar i përdorin ato si referenca.
 
Jainizmi ekzistonte edhe përpara Mahavirës dhe mësimet e tij bazoheshin në ato të paraardhësve të tij. Kështu që Mahavira ishte më shumë një reformator dhe promovues sesa themelues i një besimi të ri. Ai ndoqi besimet e vendosura mirë të paraardhësit të tij, Tirthankar-it Parshvanath. Megjithatë, Mahavira i riorganizoi parimet filozofike të Jainizmit që të korrespondonin me kohën e tij.
 
==Shënime==