3.535
edits
IH (diskuto | kontribute) v (Faqe e re: MEDEA (greq. Medeia, lat. Medea) - bija e Eetit,mbretit të Kolhidës dhe e gruas së tij, Eidës, magjistare e fuqishme. Dhuratën e magjistarisë e ka fituar prej hyjneshës Hekata dhe...) |
IH (diskuto | kontribute) v |
||
Njësoj sikurse poetëve dhe dramaturgëve Medea u ka interesuar edhe artistëve figurativë. Pamjet me figurën e saj i njohim nga afër dyzet piktura në vaza prej të cilave më e lashta është e fillimit shek. VI para e.s. {Jazoni dhe Medea në Kolhidë; Medea dhe bijat e Peliut, Medea i vret fëmijët e vet etj.). Në Herkulanum është zbuluar piktura murale Medea e cila e shpreh luftën e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot tjetër e ngjashme, në të cilën djemt e saj Mermeri dhe Feri luajnë me zare nën mbikëqyrjen e edukatores së vjetër, rrjedh nga e ashtuquajtura Shtëpia e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot gjenden në Muzeun Kembëtar në Napoli; modeli i tyre me siguri ka qenë piktura Medea e Timomakut (nga shek. I para e.s.). Prej veprave klasike duhet përmendur Sarkofagun romak me Medenë nga koleksioni Borghese (Borgeze) në Luvër të Parisit.
Prej veprave të artistëve modern, në mesin e më të rëndësishmve hyjnë: Martesa e Medesë ose e Kreuzinës, gravurë në bakër e Rembrandtit, e vitit 1648.; pastaj Medea e Eugen Delacroixit (Ezhen Delakroa) e vitit 1838., Shkuarja e Medesë e Auselm Feuerbachut (Anzelm Fojerbahu) për nga koha e rreth viti 1870, dhe Halucinacioni i Medesë i J.M. Turnerit (J.M. Tarner) e vitin 1832, dhe sot gjendet në Galerinë e Tatrit në Londër. Prej punimeve muzikore në rend të parë po e përmendim melodramën e Jiri Bendes Medea (premjera është mbajtur në Gotha, në vitin 1775, operën e njohur të Luigi Charubinit (Luigji Kerubini) Medea (1787) dhe komponimin dramatik Medea të Ernest Kfenekut (Kzheneku) e vitit 1953.
[[Kategoria:Mitologji]]
[[ar:ميديا]]
|