Andromeda (mitologjia greke): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Faqe e re: ANDROMEDA (greq. Andromede, lat. Andromedae) - gruaja e trimit Perze, bija e Kefeut, mbretit të Etiopisë dhe të gruas së tij, Kasiopesë. Me Perzeun është njohur në rrethana të ...
 
vNo edit summary
Rreshti 10:
 
Andromeda për astronomët është hyllësi, e cila nga qielli ynë kurr nuk perëndon, kurse për artistët është temë "përherë shkëlqyese". Fatin e saj e kanë trajtuar shumë poetë dhe dramaturge antikë. Vepra më e famshme me këtë tematikë, Andromeda, tragjedia e Euripidit (e vitit 412 para e.s.) nuk është ruajtur. Nuk është ruajtur as piktura e Nikiut Perzeu dhe Andromeda (nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s.). Për të dimë vetëm nga përshkrimi dhe pjesërisht nga imitimi i mirë në pikturën murale në Pompejë (rreth vitit 70 të e.s. e sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit). Artistët antikë e pikturuan në shumë vaza (janë ruajtur katërmbëdhjetë) dhe është e paraqitur në relieve dhe skulptura. Prej artistëve të kohës së re tregimi mbi Andromedën ndoshta më së shumti e ka preokupuar Pjetër Paul Rubensin. Piktura e tij Perzeu dhe Andromeda e viteve 1620-1621, gjendet në Muzeun e Berlinit, e njëjta pikturë me të njëjtin emër e vitit 1638-1640 gjendet në Ermitazhin e Leningradit (për nga kolori konsiderohet si piktura më e mirë e Rubensit), kurse piktura e tretë e kësaj kohe gjendet në Prado të Madritit. Piktura e famshme e Ticianit, si duket e vitit 1555 dhe piktura me të njëjtin emër e Lemoianeut (Lemoaneut) rreth vitit 1730 gjendet në koleksionin Wallacei në Londër. Në Villa Borghese në Romës gjendet Perzeu e çliron Andromedën, pikturë e Rutil Manettit e vitit 1589, që meriton kujdes. Në Ermitazh poashtu gjendet Perzeu dhe Andromeda e Raphael Mengsit (Rafael Mengsi), përafërsiht e vitiit 1742. Në Galerinë Kombëtare të Pragës sot gjendet Andromeda e Michael Willmannit (Mikael Villman), përafërsisht e vitit 1695 (por Perzeu këtu është në kalë me krih, për dallim të paraqitjes klasike të skenës mitologjike në Pegaz). Prej veprave skulpturale më i njohuri është koleksioni i Pierre Pugetut (Pjer Pyzheut) Perzeu e qliron Andromedën (e vitit 1643). Fati i Andromedës i ka inspiruar edhe kompozitorët. Kështu kompozitori çek V. Kempelen e komponon operën Andromeda dhe Perzeu (premjera është dhënë në Vjen në vitin 1781).
 
[[Kategoria:Mitologji]]
 
[[bs:Andromeda (mitologija)]]