[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
== Historia ==
 
Themeluesi i qytetit të Korçës është [[Ilias Bej Mirahori]]. Sikurse dëshmon edhe mbiemri i tij, Ilias Beu, kish qenë mirahor (imrahor) gjenerali i Stallave Perandorake, të Sulltan Mehmetit II për një periudhë disa vjeçare. Pjesëmarrës në luftimet e Sulltan Mehmetit II për marrjen e Konstandinopojës, Ilias Bey Mirahori, rikthehet në zonat ku sot ndodhet qyteti i Korçës, i pasijur me fermanin (dekretin) sulltanor për ndërtimin e tij në fund të shekullit XV.
 
Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra. <ref> [[Panorama]] qershor 2005, [[Shekulli (gazeta)|Shekulli]] shtator 2005 [[Rruzull.net]] internet prill 2007</ref>