Iljaz Bej Mirahori: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Iljas Mirahori u zhvendos tek Ilias Bej Mirahori. Arsyja: emri i vertete
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ilias Bej Mirahori''', Themeluesi i qytetit të [[Korçë]]s
''Iljas Mirahori'' (lindi në Panarit - 1511) ishte ushtarak me titullin bej, figurë e njohur e historisë së Shqipërisë.
 
 
== Sfond Historik ==
 
''Ilias Bej Mirahori'', sikurse dëshmon edhe mbiemri i tij, kish qenë mirahor (imrahor), gjenerali i Stallave Perandorake për një periudhë disa vjeçare. Pjesëmarrës në luftimet e [[Sulltan]] Mehmetit II për marrjen e [[Konstandinopojë]]s më [[1453]], Ilias Bey Mirahori vijoj të shërbente nën [[Sulltan]] Bejazitin II, me vajzën e të cilit u martua dhe pati tre djem.
 
Pas mbarimit të shërbimit në oborrin perandorak, rikthehet në zonat ku sot ndodhet qyteti i [[Korçë]]s, i pasijur me fermanin (dekretin) sulltanor për ndërtimin e qytetit në fund të shekullit XV. Sipas planit të përpiluar ubanistik, Ilias Beu nisi të ndërtojë fillimisht xhaminë e [[Korçë]]s rreth vitit [[1496]], e më pas ndërtoi medresenë dhe hanet, duke hedhur kështu bazën e Pazarit të [[Korçë]]s.
 
Në vitin [[1504]] Ilias Bej Mirahori ndërtoi edhe Imaretin (vakëfin) e tij. Gjatë javës ai ftonte të varfrit të shkonin në Imaret për t'u gostitur falas. Gjithashtu, tregtarët e [[Janinë]]s e [[Follorinë]]s, që vinin në [[Korçë]] nëpërmjet [[Bilisht]]it, qëndronin dhe hanin falas në këtë Imaret.
 
Fakti që Ilias Beu Mirahori ish shkolluar dhe përgatitur në Stambolli, dëshmon për kultutën e tij të gjërë, kulturë me të cilën ai krijoi bazën social-kulturore të qytetit të Korçës bashkë me themelet qytetit. Nëpërmjet bamirësisë së Imaretit të tij, Ilias Beu u bë i njohur si myteveli (administrator vakfi), llagap i cili u trashëgua tek pasardhësit e tij në mbiemrin Myteveliu.
Ndërtime monumentale dhe kulturore të ndërtuara nën përkujdesjen e tij, p.sh. xhamia në Korçë.
 
== Referecat ==
 
* 1. [http://www.bashkiakorce.gov.al/frontend/article.php?aid=140&cid=51i]
 
[[kategori:politikanë shqiptarë]]
[[kategori:Atdhetarë të shquar]]
[[Kategori:Pashallarë]]
[[Kategoria:ushtarakë]]
[[Kategoria:Histori]]