[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 4:
 
== Historia ==
Regjistrimi i tokave të [[qyteti]]t u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në [[1614]] nga [[Sulejman PashaPashë Bargjini]] nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një [[xhami]], një furrë pjekje dhe një [[hamam]]. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja [[Toptani]] nga [[Kruja]]. Dy [[lagjja|lagjet]] më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së [[Elbasani]]t. (Lexoni dhe [[Historia e Tiranës|këtu]])
 
Si [[kryeqyteti|kryeqytet]] i përkohshëm Tirana u shpall më [[8 shkurt]] [[1920]] nga [[Kongresi i Lushnjës]] dhe përfundimisht e mori këtë status më [[31 dhjetor]] [[1925]]. Në vitin [[1990]] Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt [[kryeqyteti]]t, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar [[popullsia|popullsinë]] e Tiranës në rreth 830.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit [[Zemra]] e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.