Vlora: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më [[1081]] u pushtua nga normanët, më [[1205]] nga [[Venediku]], pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më [[1272]] u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në [[Shekulli V|shek. V.]] u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në [[Shekulli XIV|shek. XIV]] nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.
Osmanët e pushtuan këtë zonë më [[1417]] dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga [[Vlorat]], oxhaku i qytetit. Më [[1531]], kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pasha Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulones u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk
Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me [[28 nëntor]] [[1912]] këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e [[Vlorat|Vlorajve]] dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor [[1914]] u pushtua nga italianët. Më [[1920]] u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne [[Lufta e Vlorës]] dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më [[2 shtator]] [[1920]]. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më [[30 prill]] [[1924]], u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit [[1924]]. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më [[15 tetor]] [[1944]]. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në [[1989]].
|