[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më [[1081]] u pushtua nga normanët, më [[1205]] nga [[Venediku]], pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më [[1272]] u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në [[Shekulli V|shek. V.]] u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në [[Shekulli XIV|shek. XIV]] nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.
 
Osmanët e pushtuan këtë zonë më [[1417]] dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga [[Vlorat]], oxhaku i qytetit. Më [[1531]], kur sanxhakbej ish Kara Sinan PashaPashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulones u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin [[1963]]. Në vitin [[1997]], KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin [[2000]] gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.<ref>Kalaja e Skelës : Në gropën e zezë të pallateve. Datë 17.04.2006 [http://www.shekulli.com.al www.shekulli.com.al]</ref> Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies [[1542]]. Në [[Shekulli XVII|shek. XVII]]-[[Shekulli XVIII|XVIII]] qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me [[1812]].
 
Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me [[28 nëntor]] [[1912]] këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e [[Vlorat|Vlorajve]] dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor [[1914]] u pushtua nga italianët. Më [[1920]] u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne [[Lufta e Vlorës]] dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më [[2 shtator]] [[1920]]. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më [[30 prill]] [[1924]], u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit [[1924]]. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më [[15 tetor]] [[1944]]. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në [[1989]].