Ndryshimi mes inspektimeve të "Turizmi në Elbasan"

No change in size ,  10 vjet më parë
[[Figura:Xhami Mbret ne Elbasan.jpg|thumb|right|250px|Xhami Mbret ne Elbasan ]]
Mbishkrim datues nuk njihet deri tani, por pa mëdyshje ajo i takon fundit të shek. XV e lidhur kjo me themeluesin e saj. Në shkrimin e tij mbi Elbasanin Evlija Çelebiu përbrenda kalasë një xhami të
Gazi Sinan pashës e cila sipas tij ishte “ndërtesë e madhe por e vjetër përdhese”. Ai gjithashtu vëren se muret e saj ishin të mbuluara me shkrime të ndryshme në faqet e jashtme që na bën të mendojmë se ajo ishte e suvatuar, por që nuk kishte minaret. Këto veçori të xhamisë nuk perputhen me xhaminë që ndodhet në shek. XX në kala të emëruar e Mbretit. Leon Rein ë fillim të shek. XX e prezanton atë me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga xhamia e Gazi Sinan pashës. NbaNga pikëpamja syilistike kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emëruara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajaziti i dytë, në fund të shek. XV në Përmet, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe pse jo në Elbasan.
 
Xh. M. përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druru dhe hajat përpara hyrjes. Salla e faltores ka një hapësirë 11,5 х 12,3 m. Tërthor aksit të saj, tri kolona druri për arsye konstruktive të mbajtjes së çatisë dhe për të krijuar një mjedis ndarës të sallës nga pjesa e mafilit, janë karakteristike për këto lloj kompozimi të faltoreve të hershme islamike. Në murin fundor është theksuar në formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilit ngjitur me të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e minberit. Prapa kolonadës treshe ndodhet mafili prej druri. Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe. Të poshtmet janë kuadratike. Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jeshtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre. Dritaret e sipërme janë të harkuara. Muratura me kluasonazh është tepër e rregullt dhe precise në alternimin e gurëve e gurëve me tullat kornizuese. Me klausonazh është ndërtuar dhe minareja. Ajo është e ulët si lartësi, por kalon mjaft bukur trupi në ballkonin e sherifasë e me seksion më të ngushtë në pjesën e sipërme ku mbështet koni i majës, i realizuar me fletë metalike prej plumbi. Hajati i Xh. M. ka qenë i realizuar prej strukturash druri disa herë pothuajse me të njejtën mënyrë, me përjashtim të atij të rikonstrukturuar vitet e fundit të shek. XX, që nuk i përligjet shkencërisht. Për këtë xhami parashikohen ndërhyrje të tjera restauruese të cilat synojnë restaurimin e minares dhe trajtimin estetik të fasadave të jashtme dhe mjedisit rrethues.
Anonymous user