Demir Krasniqi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 42:
== Shih edhe këtë==
* http://www.rapsodet.com/Tjera/Demir%20Krasniqi/Demir%20Krasniqi.htm
MBARË GOLLAKU PO QANË ME LOT
 
Mbarë Gollaku po qanë me lot –
 
Ku e kam popullatën sot?!
 
Ku e kam e ku m’ ka mbet,
 
A po e shihni se çka m’ ka gjet ?!
 
Ikën njerëzit e m’ kanë lanë vet ,
 
Gjysma ikën e shkuan n’ qytet ,
 
Gjysma ikën e shkuan n’ kurbet,
 
Sa shtëpia m’ kanë mbet shkret ,
 
Me mua askush nuk mbet ?!
 
Ua kthyen shpinën vatrave t’ hirit ,
 
Ia lanë zbrazët tabet kufirit !
 
Dikush malet po mi pret –
 
Në qytete po mi shet !
 
Arat ku ishin grunajat –
 
I mbuluan kaçët , kërpnajat !...
 
Livadhet me barë gjelbërime –
 
Janë mbushë thera për trishtime !
 
S’ sheh njeri n’ ara e n’ livadhe ,
 
Nuk sheh nuse pshellak-alle !
 
Shkollat t’ zbrazura buzë rrënimit –
 
Nuk kanë nxënës për orë të mësimit !
 
Dhe xhamitë kanë mbetur thatë –
 
Nuk kanë hoxhë, nuk kanë xhematë !
 
Rrugicat nëpër katunde –
 
I mbuluan therët e pa funde !
 
Mullinjtë ku drithëra kem blua –
 
Me themele janë rrënua !
 
Shitoret ku blinim harqe –
 
Janë mbulua me thera kaçe !
 
Ku i kullosnim lopë e dele –
 
Mbushë kaçuba e bë zabele !
 
Nuk ka dele, nuk ka grigja ,
 
Nuk ka edha , nuk ka qingja !
 
Hijet ku ishin për mriza –
 
Tash janë mbushë plot me murriza !
 
S’ka torishtë, as s’ ka pojata ,
 
S’ ka baçica me flokë të gjata !
 
Çilerët u rrënuan krejt –
 
S’ ka më djathë , tambël, bylmet !...
 
Barinjtë ia kthyen shpinën pyllit –
 
S’ ka ma këngë, as jone t’ fyellit !
 
Odat ku pritej mysafiri –
 
Mbushë plot mana e plot fieri !...
 
Lojërat tona tradicionale –
 
Tash po i luajnë ujqërit ndër male !
 
S’ mund ta gjesh ma asnjë mik –
 
Me luajt së bashku “dogërxhik”!
 
S’ ka qilima , çerga , jana ,
 
S’ ka tepsi me luajt “filxhana”!
 
Kur të djeg zemra prej mallit –
 
S’ ka njeri që i bien kavallit !
 
Nuk ka llamba, as gaznica ,
 
Çiftelia , as mezhnica !...
 
Nuk ka magje , as polica ,
 
S’ ka gjyveça , as kalanica ,
 
S’ ka kusia , as tepsia ,
 
Nuk ka saç ku piqen flija !...
 
Nuk ka dasma, gëzime as qejfe –
 
Nuk këndojnë vajzat me defe !
 
Nuk ka nuse, nuk ka bija –
 
Nuk ka kroshe me qershia !
 
Nuk mbledh kush molla, as dardha ,
 
Nuk ka vajza n’ shami t’ bardha !
 
Nuk ka pjeshka , nuk ka kumbulla ,
 
Nuk ka ma jelek me sumbulla !
 
Nuk ka t’ parnë n’ pranverë, as n’ vjeshtë –
 
Nuk vijnë bijat me kuleçë ,
 
Nuk ka pite, s’ ka përpeqë ,
 
Nuk ka bukë t’ pjekura n’ çerep,
 
Nuk ka fëmijë t’ përkundur n’ djep !
 
Nuk ka kunguj t’ pjekur n’ oxhak ,
 
Nuk ka molla me pshellak !
 
Nuk ka mazë me kaçamak ,
 
Nuk ka lojëra guracak ...
 
S’ ka qëndisje , oja me grep,
 
S’ ka çejz , pëlhurë në vek !
 
S’ ka Shën Gjergj , nuk ka luhaja ,
 
S’ këndojnë vajzat:”Shkojmë te daja”!
 
S’ ka koshiqe , as bletë n’ hoje ,
 
S’ ka bunarë , as ujë në kroje...
 
Nuk ka lugje, nuk ka gurra ,
 
S’ ka kuvende, nuk ka burra ...
 
Nuk ka dasma në Gollak ,
 
S’ ka oxhak , as kryeplak ,
 
Nuk ka krushqi me bajrak ,
 
Nuk ka nuse me duvak ,
 
S’ ka bullana , nuk ka krushqe ,
 
Kerre t’ nuseve me qilima t’ kuqe !
 
Nuk ka tantë , as nuk ka lamë ,
 
S’ ka vrapime për maramë !
 
Mbarë Gollaku lëshon kushtrim –
 
Mos më leni t’ vetëm jetim ,
 
Se kështu s’ kam meritua ,
 
Nëpër shekuj kam qëndrua ,
 
Luftë pas lufte s’ jam dorëzua ,
 
Shumë herë mali m’ është ndezë flakë,
 
Shumë herë toka m’ është përgjakë !...
 
Ktheni n’ tokë t’ stërgjyshërve tuaj ,
 
Mos më leni që të vuaj,
 
Se kjo tokë juve iu ka rritë ,
 
Kjo Malësi iu ka dhënë dritë ,
 
Se ky ujë iu ka dhënë gjak ,
 
U ka bërë trima për bajrak !
 
Janë do varre rend pas rendi ,
 
Që kanë rënë n’ mbrojtje t’ këtij vendi !
 
Për ata që i harrojnë –
 
Herë do kurë do t’ i mallkojnë !
 
Gjilan, më 14.09.2009. Demir KRASNIQI
 
 
Kjo eshte vetem njera nga kenget e dhimbjeve,te cilen Demir Krasniqi i përkushtoi mërgimtarëve.Ai ka kënduar shumë këngë për dhimbjen e kombit,vuajtejet dhe të arriturat e tij,dashurinë për te.Ai u bë idhull i dëgjuesëve në mbarë hapësirat shqiptare në veqanti në Gollak të Malësisë dhe Anamoravë.Njerëzit tanë të mirëfilltë që njohin vlerat e të tjerëve pranojnë se Demir Krasmiqi është njeri që ka qëllim në suksese,që ka guxim për të shpalosur të vërtetat sado të dhimbshme të jenë,të afirmoi te arriturat e tjereve mes poezis dhe këngës,të dalloj shumë mirë ngjyrërat e jetës,të bardhën të ngritë lart,të zezën dhe tradhëtinë ta mallkoi.Në skenë di të rrespektoi publikun,në dasma e oda të përfillë kërkesat e adhuruesëve,të shpalos historitë kombëtare,gëzimet martesore,i ëmbël me popullin pa qëllime materialiste.Demir Krasniqi është rritur tek familje me traditë kulturore dhe kombëtare,të varfura por ballëhapura,që lojën,këngën dhe trimërinë e kamë pasur traditë. Si i ri ka pasur shquarësi të hapëroj më shpejt se bashkfshatarët e vet intelektualisht,por edhe në mjeshtrinë e këngës,poezisë dhe hyri plot dashuri në zemrën e popullit.Ka edukuar breza dhe ka plotesuar kerkesat e tyre si mesimdhenes dhe kengetar.Demiri ka pasur nje dhunti te kendoj me se bukuri kenget folklorike dhe popullore,i shquar ne te gjitha motivet.Ai diti ti këndopi dashurisë,atdheut,trimërisë,shkollës dhe punës.Kënga "ÇOHU MORE REXHO" njëra ndër këngët më tragjike shqiptare që këndohet në çdo vend të hapësirës shqiptare nga shumë këngëtar me një mjeshtri të pa shoqe këndohet nga Demir Krasniqi,i cili di të i përshtat vargjet dhe melosin,di të e këndoj dhimbshëm sikur e përjeton dhe si të tillë dëgjuesit e dëgjojnë me shumë ëndje.
 
Çou mor Rexho dil te lama,
Darsem t'madhe pot ban nana,
Çou Rexho çou djalo,
Çou ma i miri i nanes oh se s'ka nana tjeter oh
Çou Rexho çou djalo,
Çou ma i miri i nanes oh se s'ka nana tjeter oh
 
Oh mor At tu thaft Jela,
Qysh ma mbyte Rexhen n'shqelma,
Çou Rexho çou djalo,
Çou sokol o i nanes o se ska nana tjeter o,
 
 
 
 
Po vin krushqit o rethit malit,
Rexha i vdekur o ne grazhd te kalit,
Çou Rexho çou djalo,
 
Oh mor krushqi hani-pini,
Neser Rexhen ne dhe t'ma shtini,
 
Padyshim se Demir Krasniqi është i shkolluar për muzikë,por shquhet si poet i fortë dhe nga poezitë e tij të mira nxjerr këngë të mira që futen në zemrën e popullit.Ai vet bënë tekstet,kompozimin,interpretimin....
 
Një njeri i afërt me të gjithë,i dashur dhe i shoqëruar,tubon folklor nga gjitha trevat shqiptare,i boton dhe inqizon nga djersa e vet,pa ndonje mbeshtetje,por i pa epur që nuk lëkundet për asnjë qast.Ai ka marrur pjesë në shumë organizime kombëtare,ka marrur mirënjoheje dhe shpërblime,por shpërblimi më i madh i tij është dëgjuesi dhe këngha,ai ka ngritur zërin dhe ka mbrojtur me vendosmëri kulturën tonë kombëtare,duke mbrojtur ate nga shundi dhe kiqi të cilat nuk kanë asgjë nga kënga shqipe ,vetëm që shëmtojnë begatinë e saj.
 
 
Shaban Cakolli
 
== Lidhje të jashtme==