[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Pretash Zeka Ulaj lindi në vitin 1882 në fshatin Kojë, krahinë me popullatë shqiptare, afro 15 kilometra larg nga Podgorica, në kohën e përpjekjeve të vazhdueshme të Malësisë ...
 
No edit summary
Rreshti 1:
Pretash Zeka Ulaj lindi në vitin 1882 në fshatin Kojë, krahinë me popullatë shqiptare, afro 15 kilometra larg nga Podgorica, në kohën e përpjekjeve të vazhdueshme të Malësisë së Mbishkodrës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, civile dhe kombëtare, pasi në këto vite ishte vënë në provë ekzistenca e shqiptarëve dhe identiteti i tyre kombëtar. U rrit dhe u edukua në familje me ndjenja patriotike, në prehrin e ngrohtë të familjes, e cila respektonte dhe kultivonte kodin moral, nderin, besën, burrërinë, atdhedashurinë, fenë, fisnikërinë dhe virtytet e tjera që i karakterizojnë në përgjithësi malësorët. Duke qëndruar gjithnjë përbri burrave të urtë të Kojës u brumos me normat e kanunit të maleve dhe me atdhedashuri. Ai mori pjesë aktive në luftën për rikthimin e Deçiqit, e cila u zhvillua më 6-8 prill 1911, ku u vranë heroikisht shtatë luftëtarë të çetës së lavdishme të Kojës, të cilëve u prini Dedë Preçi Marashaj, e që janë: Dokë Preçi, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Kolë Uci dhe Mark Luca, pasi e hoqën flamurin turk nga Deçiqi. Pretash Zeka, bashkë me luftëtarët e tjerë të Malësisë, të udhëhequr nga heroi i popullit Dedë Gjo'Luli i Traboinit të Hotit, arritën të thyejnë rezistencën osmane dhe të ngritën Flamurin Shqiptar në Bratile të Deçiqit, më 6 prill 1911, pas 442 vitesh okupimi. Pretash Zeka ishte bajraktar i Kojës, titull ky që e trashëgoi nga babai i tij. Kojasit e donin dhe kishin besim të plotë tek ai. Pretashi gëzonte autoritet në Kojë, Triesh, Luhar, Fundna, Hot, Grudë e pjesë tjera të Malësisë. Luftoi trimërisht kundër forcave jugosllave në Luhar dhe Kojë në vitin 1944, ku u vranë 6 malësorë dhe u plagosen 30 të tjerë. Ishte gjithmonë i gatshëm të luftojë për çlirimin e tokave shqiptare, për t'i dalë zot atdheut të vet dhe për të ruajtur gjuhën e ëmbël shqipe. Për jetësimin e këtyre idealeve bashkëpunoi me krerët e Maësisë deri në pleqëri. Pretash Zeka Ulaj vdiq në vitin 1962 në fshatin Kojë.
 
 
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]