[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
artistArtist i madh shqiptar promovuesi i polifonise shqipater ne France dhe ne bote
 
== Jeta ==
(H) Marjoti u lind në Himarë në një familje me tradita të shquara atdhetare shqiptare dhe vdiq me 1934 ...
 
Biri himarjot '''Neço Muka''', që erdhi në jetë më 21 tetor 1899, pasi mbaroi shkollën në vendlindje, emigroi në Greqi bashkë me prindërit, duke u vendosur në Faliro, afër Pireut... Afrimi i Luftës së Parë Botërore ia ndërpreu mësimet që merrte në një shkollë të mekanikes së trenave. Kthehet rishtazi në atdhe, si nëpunës në zyrat e nënprefekturës së Himarës, ku i vihet edhe mësimit të italishtes, duke u angazhuar në një veprimtari demokratike përmes organizatës “Bashkim e Përparim”, të udhëhequr nga Avni Rustemi. Pas mbarimit të luftës ai do të rikthehet në Pire, ku e mbaron shkollimin e ndërprerë. Qenë pikërisht ato vite rinore që e njohën atë edhe me kulturën e artit e fqinjëve dhe që e shtynë të realizojë kompozimet e tij të para. Po shpirti i këtij njeriu qe Himara, kënga polifonike, gjë që e detyroi të rikthehet në vendlindje, ku bashkë me një grup shokësh krijon grupin e vetë koral. Dhe vjen një ditë që ai, si zog shtegtar, “hap krahët” drejt Evropës. Nga Italia deri në Francë. Në Saint Etien punon e krijon, shkon dhe në Paris, në qytetin e dritave dhe njihet me jetën artistike pariziene. Natyra e tij romantike ngazëllehet, por shpesh e rrëmben malli e brenga për vendlindjen, melankolia e pesimizmi. Kjo edhe nga zhgënjim i jetës së kurbetlliut, nga vetmia e prapaskena e qytetit të madh, ku shpesh bën që të rrjedh “loti i tij i hidhur”. Bohemi himarjot vjen përsëri pranë brigjeve të Himarës e të Sarandës, shkon dhe një herë në Pire, ku s’do ta mbajë më vendi e ngulet rishtazi në Sarandë, ku hap një dyqan të vogël tregtie e paralelisht organizon grupin koral “Miqtë e Dëfrimit”. Po Parisi do ta “rrëmbejë” përsëri artistin, këtë herë me plane më të mëdha, ku bashkë me miqtë e tij këngëtarë dhe me sopranon Tefta Tashko do të regjistrojë në pllaka gramafoni perlat e këngëve të Labërisë. Qe viti 1929, artisti virtuoz i Himarës, që do të ngazëllente me këto visare tërë kombin, nuk e merrte me mend që do të binte befas në një “det hidhërimi” prej biznesmenëve të paskrupullt të artit, kulturës e të tregtisë të atyre kohërave.
 
“Në vitin 1932 ndjen lodhje, i ngjiret zëri, i meket kënga, gjersa pas dy vjetësh do të shuhet krejtësisht”. Qe viti 1934. “Feniksi i Himarës”, 35-vjeçari i magjishëm i poezisë së të kënduarit, bilbili i Bregut nuk do të dëgjohej më në origjinalin e vetes
 
== Historia ==
shiti te gjithe pasurine dhe shkoi ne Paris dhe prodhoi pplakat e para me kenge polifonike shqiptare[[Kategoria:artist]][[Kategoria:patriot]].
 
Ai regjistroi i pari në Paris 12 pllakat e para në shqip me emrin Pafe, në këngët himariote të grupit të tij, të cilat menjëherë sa "cikën" tokën shqiptare, u përhapën me shpejtësi. Regjistrimi i pllakave të tij, përveç bukurisë së këngëve, patën gjithashtu epërsinë e padiskutueshme të cilësisë së tyre në raport me shumë regjistrime të tjera, që u bënë në kohën e tij dhe më vonë kohës së tij. Dhe këtë superioritet të tij, duhet ta kërkojmë në faktin se në veprën e Neço Mukos "mbretëron" ideali artistik dhe estetik ndryshe nga shoqatat e tjera regjistruese të asaj kohe, ku e para mbisundonte fryma e idealit tregtar.
 
Regjistrues i parë i këtyre këngëve nëpër pllakat e gramafonit “PATHE”, si krijues e venë në skenë i operetave estradave dhe varjeteve gazmore me subjekte shqiptare, si vjershëtor lirik e hartues tekstesh me poezi satirike.
 
== Shih edhe ==
* [http://groups.yahoo.com/group/lidhjashqiptare/message/558]
 
[[Kategoria:artist]]
[[Kategoria:Patriotë]]