Dallime mes rishikimeve të "Shah-Boksi"

12 bytes added ,  11 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Një ndeshje konsiston deri në 11 raunde alternative [[shahu]] dhe [[boks]]i. Ndeshja fillon me një raund [[shahu]] prej 4 minutash. Më pas ky raund ndiqet nga një raund [[boks]]i prej 3 minutash dhe më pas alternimi vazhdon deri në fundin e ndeshjes, për gjithsej 6 raunde [[shahu|shah]] dhe 5 raunde [[boks]]. Ka një pausë 1 minutëshe ndërmjet raundeve. Këtu përdoret shahu i shpejtë, një formë gjatë së cilës çdo lojtar ka një kohë prej 12 minutash për të gjithë ndeshjen.
 
Pjesëmarrësit mund të fitojnë me [[knockout]], me anë të [[shah-mat]], nga vendimi i gjyqtarëve, ose nëse 12 minutat e kohës së kundërshtarit mbarojnë. Nëse një pjesëmarrës nuk ndërmerr një lëvizje gjatë raundit të [[shahshahu]]utt, ai duhet të lëvizë brenda 10 sekondave pasi i jepet një paralajmërim. Paralajmërimet e përsëritura mund të çojnë në shkualifikim. Lojtarët mbulojnë veshët me [[kufje]] në mënyrë që të mos dëgjojnë ndonjë ndihmë nga publiku.
 
== Historia ==
Sporti hibrid u parashikua në [[1992]] nga [[Enki Bilal]] dhe Shah-Boksi u përfshi në novelën e tij grafike Froid Équateur. [[Iepe Rubingh]] e bëri këtë koncept realitet, duke luftuar edhe personalisht nën emrin "Iepe Shakaxhiu". Rubingh pa se metoda e ndjekur në libër, një ndeshje [[boks]]i dhe më pas një ndeshje [[shahshahu]]u nuk ishte aspak praktike. Në vend të kësaj ai vendosi alternimin e tyre.
 
Një koncept deri diku i ngjashëm gjendet edhe në filmin [[finlandez]] të vitit [[1991]] ''Uuno Turhapuro—herra Helsingin herra'', ku heroi i filmit luan shah-qorr kundër një personi duke përdorur një telefon, ndërkohë që bokson me dikë tjetër. Nuk dihet nëse Bilal ishte në dijeni të filmit. Është gjithashtu një film i [[1979]] i i [[Joseph Kuo]] i quajtur "Ninja Checkmate" (Shah-mat Ninxhash). Filmi nuk përfshin Shah-Boksin, por ishte padyshim frymëzim për këngën e Wu-Tang Clan, "Da Mystery of Chessboxin'" në albumin e tyre të parë, ''Enter the Wu-Tang''. Producenti i Wu-Tang Clan, RZA është fans dhe përkrahës i sportit.
 
Sporti drejtohet nga Organizata Ndërkombëtare e Shah-Boksit (WCBO), motoja e të cilës është "Luftimi bëhet në ring dhe lufta zhvillohet në fushë. "Kampionati i parë ndërkombëtar u mbajt në 2003 në [[Amsterdam]] dhe u fitua nga [[Iepe Rubingh]]. Kampionati i parë Evropian i Shah-Boksit u zhvillua në [[1 tetor]] [[2005]], në Berlin. Tihomir Atanassov Dovramadjiev nga [[Bullgaria]] mposhti Andreas "D" Schneider nga [[Gjermania]], i cili u mposht në raundin e shtatë (raund [[shahu|shah]]).
 
=== 2006 ===
[[28 nëntori]] [[2009]] pa titullin e peshave të rënda të vendosej mes Nikolay "Kryetari" Sazhin dhe Leo "Granit" Kraft, në Pallatin e Sportit Ivan Yargin në Krasnoyarsk, [[Siberi]], para një publiku prej 2000 spektatorësh. Sazhin, me origjinë nga Krasnoyarsk, kishte ekspeienca të mëparshme amatore [[boks]]i, pasi kishte marrë pjesë në 95 ndeshje amatore (fitore 85), dhe në [[2005]] kishte një klasifikim Elo në shah ; sidoqoftë, ai së afërmi kisht vuajtur nga një dëmtim në gju. Kundërshtari i tij, Kraft ishte 4 vjet më i vogël se Sazhin (17 vjeç në atë kohë) ; ai u lind në Gomel, [[Bjellorusi]], por përfaqësonte Federatën Gjermane të Shah-Boksit. Edhe pse më i ri Kraft kishte marrë pjesë në 50 ndeshje amatore [[boks]]i (fitore 45), dhe kishte një klasifikim Elo të vitit [[1997]].
 
Ndeshja u hap me mbrojtjen Gruenfeld, dhe u pasua nga raundi i parë i boksit, i cili u dominua gjerësisht nga i riu Kraft. Raundi i tretë pa Kraftin të bëjë një rrokatë të herët dhe si rezultat atij iu desh të mbronte mbretin. Sazhin mori ndeshjen nën kontroll në raundin pasus të [[boks]]it. Megjithatë, kur iu kthyen tavolinës së shahut, Sazhin harxhoi shumë kohë duke sulmuar mbretin e Kraft. Si rezultat në raundin e tetë Sazhin u detyrua të fitonte me [[knockout]] ose të humbiste në [[shahu|shah]]. Ai dështoi në këtë qëllim, dhe, kur u kthyen në tavolinën e [[shahshahu]]utt, Sazhin u tërhoq.
 
== Aftësitë e shahut ==
Shah-Boksierët e klasit të lartë duhet të kenë aftësi edhe në shah. P.sh. Nikolai Sazhin ka një klasifikim Elo prej rreth 1900, ndërsa kampioni Evropian i Shah-Boksit Tihomir Atanassov Dovramadjiev është një mjeshtër i federatës së [[shahshahu]]utt me një klasifikim Elo prej mbi 2300 dhe ka fituar shumë çmime [[shahshahu]]u.
 
== Lidhje të jashtme ==