[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 12:
|Nacion = shqiptar
|}}
'''Abas Ermenji''' lindi në Ermenj të [[Skrapari]]t më [[12 dhjetor]] të vitit [[1913]] dhe vdiq më [[10 mars]] të vitit [[2003]], ishte politikan, historian, shkrimtar dhe patriot i shquar shqiptar .
 
== Biografia ==
Studimet fillore i kreu në [[Berat]], kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Gjatë viteve [[1934]] - [[1938]] kryen në [[Sorbonë]], [[Paris]], Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.
 
Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e [[28 nëntoritnëntor]]it të vitit [[1939]] kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.
 
Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.
 
Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.
 
Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.
 
Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[categorykategoria:politikanë shqiptarë]]
[[categorykategoria:historianë shqiptarë]]
 
[[en:Abas Ermenji]]