Lumi i Bunës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Buna-muendung.jpg|thumb|300px|right|Grykëderdhja e Bunës]]
[[Figura:Lumi Buna.jpg|thumb|right|300px|Buna nga Kalaja e Shkodres]]
Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga [[Liqeni i Shkodrës]], fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë ''Rozafa'' dhe Malit të [[Taraboshi]]t. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës. Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetëror ndërmjet [[Shqipëri]]së dhe [[Mali i Zi|Malin e Zi]] përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë. Fushat e Bregut të Bunës karakterizohen nga rijë klimë mesdhetare fushore, me reshje 1600-1800 mm në vit dhe me temperaturë mesatare të ajrit 16-18 gradë C, me ekstremin minimal absolut 0°C deri në -4°C. Buna është i vetmi lum i Shqipërisë me deltë natyrore të vërtetë . Në deltën e tij ndodhet ishulli Ada, i cili e ndan lumin në dy degë derdhëse për ne det. Ada dhe dega e djathtë i përkasin Malit të Zi. Ishulli Franc Jozef dhe ishulli pa emër të cilët ndodhen fare pranë Adës, i përkasin Shqipërisë. Lumi Buna fillimisht merr ujë nga Liqeni i Shkodrës, i cili fumizohet kryesisht nga Lumi Moraça që ndodhet në Mal të Zi, e me një degë të tij të quajtur Lumi i Cemit, në Shqipëri. Në largësi 1,3 km nga dalja prej Liqenit të Shkodrës, Buna bashkohet me [[Lumi Drin|lumin Drin]]. Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar si pjesërisht i lundrueshëm , ai grumbullon ujra nga një territor i theksuar malor. Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 rn mbi nivelin e detit. Nga Ana e Malit derdhen në Bunë një numër i madh përrenjsh, më i gjati i të cilëve është Përroi i Millës me gjatësi 25 km dhe pas tij Përroi i Megjureçit me gjatësi 21,6 km. Në Bunë derdhen edhe ujrat e Liqenit të Shasit, në Mal të Zi, nëpërmjet Vijës së Shëngjergjit.
'''Buna''' është lumi i vetëm fushorë në [[Shqipëri]], buron nga [[Liqeni i Shkodrës]] dhe pasi bashkohet me [[Lumi Drin|lumin Drin]] derdhet në detin [[Adriatiku|Adriatik]] pak kilometra në veri të [[Velipoja|Velipojës]]. Është lum pjesërisht i lundrueshëm, i gjatë 44 kilometra dhe në grykëderdhje ka formuar një deltë te gjerë. Derdhja e tij e poshtme kalon përgjatë kufirit me [[Mali i Zi|Malin e Zi]]. Nga rrjedha, gërryerja e pakët (0,12 m / km) dhe nga masa e materialeve të ardhura nga lumi Drin, Buna ka ndërruar shpesh herë shtratin e saj.
Nga rrjedha, gërryerja e pakët (0,12 m / km) dhe nga masa e materialeve të ardhura nga lumi Drin, Buna ka ndërruar shpesh herë shtratin e saj.
Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bën këtë lum të jetë me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.
Me këtë lum lidhet liqeni me detin, për këtë disa peshq vijnë nga deti duke ngjitur lumin hyjnë në liqen për të vëndosur vezët.
Risurset e lumit janë pra peshqit: gjuncat, krapi, qefulli, karasi, njala, "kubla" një lloj tjetër qefulli, blini dhe sardelet.
 
{{gjeo-cung}}