Ndryshimi mes inspektimeve të "Kuçi (Vlorë)"

Kuçi është 620m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Vlorës. Nga Kuçi në Vlorë shkon duke përshkruar fshatrat Kallarat 11km, Vranisht 15km, Tërbaç 24km, Brataj 30km, Lepenicë 35km, Gjorm 40km, Kotë 47km, Drashovicë 53km, Shashicë 60km.
 
Kuçi është një nga fshatrat më të njohura të Labërisë, është fshati më i madh i krahinës së Kurveleshit, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Në vitet 1431 Kuçi ka patur 49 shtëpi me 180 banorë; në vitin 1942 rreth 500 shtëpi me 4000 banorë ndërsa sot ka rreth 400 shtëpi më 3500 banorë. Në Kurvelesh janë përfshirë fshatrat Bolenë, Kallarat, Kuç, Çorraj, Fterrë[[Fterra]] që bëjnë pjesë në Kurveleshin e Poshtëm; [[Vërmik]], Rexhin, Nivicë, Gusmar, Progona, Lekëdush, Golem, Kaparjel, Kolonjë, Picar bëjnë pjesë në Kurveleshin e sipërm. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit 1878 deri në vitin 1912, së bashku me fshatrat që janë sot në Kurvelesh janë përfshirë edhe fshatrat Koron, Kardhiq, Humelicë, Fushë-Bardhë, Zhulat, Rrëzomë, Palavli, Kalasë, Nivicë-Bubar, Shenvasil, Lukovë, Sasaj, Piqeras, Borsh. Këto fshatra në kohë lufte janë përfshirë në krahinën e Kurveleshit, ashtu siç ndodhi në luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare të vitit 1942-1944, ku këto fshatra u përfshinë në një komitet krahinor me qendër në Kuç. Kuçi gjatë luftës së dytë botërore luajti një rol vendimtar me rëndësi të veçantë historike në të gjithë këtë krahinë dhe në krahinat përreth. Për këtë rol të veçantë u shpall edhe fshat MARTIRE i Luftës së Dytë Botërore1) dhe i vendeve Martire e të Paqes në Botë me qendër në Bolonja Itali. Kuçi, duke qenë edhe në kohët e vona kryeqendër e Kurveleshit dhe e Labërisë, ku një vend të dukshëm mori tregëtia me 13 dyqanet që kishte, bluarja e drithit dhe derstila me 12 mullinjtë, njëkohësisht pazari e panairet janë zhvilluar në Kuç, por ato janë zhvilluar edhe në Himarë, Delvinë, Gjirokastër e Vlorë, ku tregëtoheshin bagëtitë, punimet e artizanatit, si sixhadet, velenxat, qylimat, punimet e drurit, si lugë, çibuqe, longare etj... gurët e gdhendur, sidomos gurët e qosheve të shtëpive dhe ato të portave e të dyerve, të cilat gdhendeshin me shije e mjeshtëri.
 
Kuçi shtrihet në Kurveleshin e Poshtëm, atje ku ka zanafillën e vet lumi i Shushicës, i njohur edhe me emrin Lumi i Vlorës. Pikërisht këtu fillon lugina e Shushicës, një nga më të rëndësishmet e Shqipërisë jugore, e begatë dhe e banuar qysh nga lashtësia.
Anonymous user