Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{Babel-7|sq|en|es-3|fr-2|el-1|tr-1|eo-1|pt-1|sr-1|hr-1}}
 
----
 
Quhem '''[[Getoar]]''', jam 22 vjeç dhe vij nga [[Prishtina]], [[Kosovë]]. Studioj shkencat politike dhe drejtësinë në [[Universiteti Luterian i Teksasit|Universitetin Luterian të Teksasit]] (Texas Lutheran University) dhe kam interesim të veçantë për historinë, politikën, gjuhët, letërsinë dhe shoqërinë njerëzore. Gjithashtu, kam ndjekur programe akademike në Universitetin Amerikan (American University) në [[Washington, DC]], në Universitetin Kombëtar të [[Kosta Rika|Kostarikës]] (Universidad Nacional de Costa Rica), si dhe Universitetin Veror të Prishtinës.
 
Përfshirjen time në Wikipedinë shqipe e shoh si detyrë krahas obligimeve e angazhimeve të shumta në jetën e përditshme. Gjuha shqipe meriton të njihet si gjuhë botërore dhe shkrimi e leximi në këtë gjuhë duhet të jetë imperativ për secilin shqiptar.
 
Prej gjuhëve të huaja, njoh [[gjuha angleze|anglishten]], [[gjuha spanjolle|spanjishten]], [[gjuha frënge|frëngjishten]] dhe [[gjuha turke|turqishten]], si dhe jam duke mësuar [[gjuha greke|greqishten koine]]. Njëherësh, mund të përdor literaturë në [[esperanto]], [[gjuha serbe|serbisht]], [[gjuha portugeze|portugisht]]<ref>Parapëlqej emërtimin "portugisht" në vend të "portugalisht."</ref> dhe gjuhë të tjera romane.
 
==Në fokus==
Po punoj për me përsosë artikullin mbi [[Kosova|Kosovën]]. Ndërkohë, shpresoj të punoj në artikujt për [[Shqipëria|Shqipërinë]], [[Kosta Rika|Kostarikën]] dhe [[Brazil|Brazilin]]. Do të mirëprisja sugjerimet dhe ndihmën tuaj.
 
Përqendrimi im kryesor janë artikujt mbi shtetet dhe njësitë nënshtetërore të botës. Deri më tani kam punuar në artikujt për [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës]], [[Mongolia|Mongolinë]], [[Kazakistani|Kazakistanin]], shtetet e Amerikës, [[republikat e Rusisë]] etj. Po ashtu, kam interesim të veçantë në artikujt për udhëheqës botërorë, për gjuhë e huaja dhe shkrimtarë të ndryshëm.
 
Për kontributet tjera, shihni listën e mëposhtme. Gjendja e tyre e tanishme nuk reflekton domosdo punën time.
 
==Regullore vetjake==