Abdurrahman Dibra: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 35:
Më [[27 maj]] të vitit [[1924]] Kryeministri [[Iljaz Vrioni]] kërkoi që në kabinetin e kryesuar prej tij Abdurrahman Dibra të mbante portofolin e Ministrit të Brendshëm të cilën ai e pranoi. Në atë post ministror ai nuk qëndroi më shumë se dy javë pasi në [[10 qershor]] të vitit [1924]] forcat opozitare që ishin grupuar rreth [[Fan Noli]]t e [[Luigj Gurakuqi]]t, organizuan kryengritjen e armatosur dhe me forcën e armëve e rrëzuan qeverinë e Iljaz Vrionit. Me hyrjen e forcave rebele fanoliste në Tiranë, Abdurrahman Dibra u detyrua të largohej nga kryeqyteti pasi ai kërkohej prej tyre me çdo kusht për t'u eleminuar fizikisht, për vetë funksionin tepër delikat të Ministrit të Brendshëm që kishte mbajtur. Në atë kohë pas largimit nga Tirana, ai u strehua në Dibër të Madhe. Gjatë asaj kohe që ai strehoej aty, [[Krajli i Serbisë]] duke pasur parasysh pozicionin që kishte Abdurrahmani në Qeverinë e Tiranës, i dërgoi atij njerëz dhe i kërkoi që të bashkëpunonte me të duke i ofruar edhe shuma të mëdha me para. Abdurrahmani e refuzoi në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Krajlin e Serbisë dhe për disa muaj qëndroi i fshehur pasi e nuhati se kërkohej për t'u zhdukur nga shërbimet sekrete të [[Beogradi]]t. Me rikthimin e [[Ahmet Zogu]]t në pushtet në fundin e vitit [[1924]], ai u rikthye në Tiranë dhe u zgjodh përsëri si deputet i Dibrës së Madhe në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në [[27 maj]] të atij viti. Pas afro një viti e gjysëm më [[12 shkurt]] të vitit [[1927]], Kryeministri Ahmet Zogu i besoi atij postin e Ministrit të Brendshëm të cilin ai e ushtroi deri në [[10 maj]] të vitit [[1928]]. Pas vitit [[1928]] Abdurrahman Dibra u emërua në funksionin e Ministrit të Financave, post të cilin ai e mbajti deri në vitin [[1936]]. Pas atij viti iu ngarkua edhe posti i Ministrit të Arsimit të cilin ai e mbajti deri në prillin e vitit [[1939]]-të.
 
Karriera e gjatë politike e Abdurrahman Dibrës përfundoi më [[7 prill]] të vitit [[1939]] ditën që [[Italia fashiste]] kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Ndërsa në mëngjezin e shtatë prillit Abdurrahmani nuk pranoi që të largohej nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog dhe një pjesë të Oborrit Mbretëror, gjithashtu ai nuk pranoi që të merrte pjesë as në Qeverinë Shqiptare që u krijua ato ditë nën presionin e dhunën e italianëve. Ato ditë të para të prillit 1939, Abdurrahmani refuzoi kërkesën që iu bë për të shkuar në [[Romë]] me delegacion e lartë shqiptar që do t'i çonte [[Kurora e Skënderbeut|Kurorën e Skënderbeut]], Mbretit të Italisë [[Viktor Emanuel]]it. Nisur nga bindjet politike antifashiste që kishte si dhe refuzimi që i bëri ai kërkesës për të shkuar në Romë me delegacionin që çoi Kurorën e Skënderbeut tek Mbreti Viktor Emanueli, në fillimin e vitit 1940-të, ai u internua nga autoritetet italiane në [[Itali]]. Pak kohë pas internimit të tij, me propozimin e Kryeministrit [[Shefqet Vërlaci]] me të cilin ai kishte pasur gjithmonë probleme, ia sekuestroi gjithë pasurinë e luajtëshme dhe të paluajtëshme.<ref> Në vendimin e sekuestrimit të kësaj pasurie thuhet: "Këshilli Ministruer. Vendim. Nr.306 me 1-III-940. Këshilli Ministruer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtur nën Kryesinë e z. [[Shefqet Vërlaci]], Kryeministër e Zav. Ministër Sekretar Shteti për P. Botore, me antar ZZ Tefik Mborja, Ministër Sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, [[Xhafer Ypi]], Ministër Sekretar Shteti për Drejtësin, [[Maliq Bushati]], Ministër Sekretar Shteti për M. Mbrendshme, [[Fejzi Alizoti]], Ministër Sekretar Shteti për Financat, [[Ernest Koliqi]], Ministër Sekretar Shteti për Arsimin, [[Anton Beça]], Ministër Sekretar Sheti për Ekonominë Kombëtare, në bazë të nenit 9 të Dekretit Mëkambësuer datë 2 qershor 1939-XVII, shpallun në Flteroren Zyrtare Nr.39 data 9 Qershuer 1939-XVII. Vendosi konfiskimin e pasunivet të lujtëshme dhe të pa-lujtëshm, të sekuestrueme me Dekret të ndryeshëm të Ministrit Sekretar Shteti për Drejtësinë, në bazë të nenit 2 të Dekretit sipërthanun, personave të treguem në listën e bashkëngjitun këtij vendimi, me përjashtim të shtëpis qi zotnon në lagjen "Abdullah Bej" të Tiranës, Abdurrahman Dibra, e cila i asht falë për banim familjarë familjes së të ndjerëve Et-hem, Ismet dhe Tahsim Toto, familje e cila përbahet prej të vejave, fëmijve të mitun, atit dhe vëllait student. Asht nji me origjinalin. Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministravet. (Yzedin Beshiri) firma". (AQSH. F. 249 v 1940 D.III 263 f.120).</ref> Ndërsa shtëpinë e Abdurrahman Dibrës ia dhanë familjes së vëllezërve Ismet e Et'hem Toto, familjen e tijë e lanë të banonte në bodrumin e saj<ref>Me vendim të [[Xhaferr YpitYpi]]t.</ref>, kurse në katin e tretë sollën familjen e një mjeku italian.
Pas një qëndrimi prej katër vjetësh në internim në Itali, Abdurrahmani u kthye në Shqipëri në shtatorin e vitit 1943 kur kapitulloi Italia.