[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: ro:Argonauți
No edit summary
Rreshti 5:
Shkasin për këtë akspeditë e dha Peliu, mbret i Jolkut, fëmija ilegjitim i Kreteut, themeluesit të Jolkut, i cili pas vdekjes së Kreteut e përmbys nga froni Ezonin, trashëgimtarin legjitim. Kur u rrit Jazoni, i biri i Ezonit, kërkoj prej Peliut që t'ia kthejë fronin. Peliu për shkak të fuqisë së Jazonit dhe të aleatëve të shumët, sa për sy e faqe, pranoi, por vuri kusht që Jazoni me një vepër trimërie t'i dëshmojë aftësitë e veta për sundim. Jazoni u pajtua dhe Peliu i urdhëroi që nga Kolhida ta sjellë postajën e artë, e cila i takon Ejetit, mbretit të fuqishëm. Kjo lëkurë ishte e dashit të artë, të cilin në Kolhidë e kishte sjellë Friksi, nipi i Kreteut që ta shpëtojë nga flijimi. Mbreti Ejet e var lëkurën në dru të lartë në zbelin e shenjtë të zotit Ares, ku e ka ruajtur dragoi i madh, i cili nuk ka f jetur kurrë.
Marrja e postajës së artë - sipas mendimit të përgjithshëm ka qenë pothuajse e pamundur. Mandej, edhe vet udhëtimi për në Kolhidë (në Kaukaz, në bregun e Detit të Zi) ishte i përcjellë me aso vështirësish, sa që ka qenë shumë pak e besueshme që dikush të ketë guxim ta ndërmarrë, këtë aksion. Por, edhe sikur ndonjërit t'i shkonte përdore që këtë vepër heroike ta kryejë do të ndeshej me ushtrinë e fortë të Ejetit, por edbe sikur këtë ta mposhtë, me siguri nuk do të guxojë të ballafaqohet me dragoin e tmerrshëm. Peliu shpresonte se Jazoni do të frikësohej nga kjo detyrë dhe poqëse nuk do të mashtrohej, atëherë me rastin e përpjekjes së realizimit të tij me siguri do të vritej.
Jazoni e pranoi kushtin e Peliut, por së shpejti kuptoi, se për diç të tillë i mundon fuqia. Megjithatë, atë që nuk mund ta bëjë një njeri, sado që të jetë trim, mund ta arrijnë fuqitë e bashkuara të shumë njerëzve. Prandaj Jazoni shkoi nëpër qytete greke dhe i vizitoi shumë trima të famshëm për t'i lutur për ndihmë. Më në fund, për ndërmarrjen e vet i bëri per vete, madje edhe pesëdhjetë. Në mesin e tyre ishin: Herakliu, i biri i Zeusit, [[Tezeu]], krenaria e Athinës, vëllazërit e famshëm Kastori dhe Polideuku nga Sparta, Piritou, mbreti i lapitëve, Peleu, mbreti i Ftisë, Kaleu dhe Zeti, trimat me fletë, kreshnikët Idasi dhe Linkeu, Telamoni, mbreti i Salaminës, Meleagri i Kaledonisë, trimi Anke, kreshnikët [[Admeti]], Tideu, Eufemi, Eleu, Klitiu, Tifiu, Polifemi, shoku i Herakliut dhe shumë të tjerë. Si muzikant i përcillte Orfeu i famshëm, fallxhi ishte Mopsi, kurse mjek ishte Asklepiu, zoti i mëvonshëm i rnjekësisë. Kur Argu, i biri i Arestorit e përgatiti anijen e shpejtë me pesëdhjetë rema, e cila sipas emrit të tij, quhet Argo (që do të thotë "e shpejtë") trimat i tubuan në Jolkë, zotërave u ofruan flijime gjegjëse dhe u nisën nga limani.
Kuptohet se komandant i anijes ishte Jazoni, kiberneti i saj (siç quhej atëbotë timonieri) ishte Tifiu i fuqishëm, kurse funksionin e radarit e merr mbi vete Linkeu, i cili e ka pasur të parët e kthjellët dhe të mprehtë sa që ka pare jo vetëm nëpër ujë, por edhe nëpër drurë dhe shkëmbinj. Trimat e tjerë lundronin sipas taktit që ua ipte Orfeu me këngën dhe lirën e vet të pavdekshme.
Argonautët u nisën nga gjiri tesalik në detin e kaltër, i cili atëherë ende nuk quhej Egje. E drejtuan anijen kah Lemnosi ku sundonte mbretëresha Hipsipila. Atje u pritën me ngazëllim, sepse lemnaset, para pak ,kohe i kishin mbytur të gjithë burrat e tyre (për shkak të pabesisë), kurse përvoja i kish mësuar se jeta me burrat e vërtetë është e vështirë, por pa ta është edhe më e rëndë. Argonautët u bënë objekt i kujdesit të veçantë dhe lemnoset ua plotësonin dëshirat sa që kurrsesi nuk u shkohej më nga ujëdhesa. Sikur mos të ishin fyerjet e Herakliut, ndoshta do të mbeteshin aty përgjithmonë. Pas dy vjetëve (sipas verzionit tjetër menjëherë pas një nate) erdhën në vete dhe përkundër lotëve dhe lutjeve të mikëpritëseve të tyre, të cilat i bënë të lumtura me shumë trashëgimtarë, hynë në anije dhe vazhduan lundrimin.