Neuroimazheria: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp-semi-protected|small=yes}}
Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet '70 si një metodë e studimit të indeve të gjallë që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Një burrë lidhet me rripa në një tryezë ekzaminimi. Teknikët vendosin një mbajtëse përreth kokës me qëllim që të qëndrojë e palëvizur. Një doktor injekton diçka në krahun e këtij burri dhe më pas e gjithë tryeza shtyhet brenda një makinerie me madhësinë e një kamionçine. Doktori largohet i ndjekur pas nga teknikët që mbyllin derën pas tyre. Disa momente më pas, makina ndizet duke e mbushur sallën me një gjëmim të thellë e kërcënues teksa nis procedura e leximit të mendjes.
[[Skeda:Structural MRI animation.ogv|thumb|Imazhet e trurit]]
Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi MRI (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar pjesën e brendshme të trurit të njeriut. Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronikë të sistemit nervor si për shembull skleroza e shumëfishtë si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru. Ata thonë se, veprimtaria e trurit e atij lloji që skanohet përmes MRI mund të zbulojë mendimet tanë më të thellë. Kjo mund të informojë policinë apo personelin e sigurisë, nëse një i ndaluar është duke gënjyer. Mund t'u bëjë të mundur kompanive të dinë se çfarë mendojnë vërtetë konsumatorët në lidhje me produktet e tyre. Në të vërtetë, nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë modelet e aktivitetit brenda kokës tuaj mund të nxjerrin zbuluar dëshirat tuaja, frikërat tuaja, paragjykimet tuaja - madje edhe bindjet tuaja politike.
 
Lloje të ndryshëm indesh, si ata në muskuj, gjak dhe në kockë emetojnë dridhje të valëve të radios me shpeshtësi të ndryshme, duke lejuar ndërtimin e një pamjeje të strukturës së brendshme të trurit. MRI-ja funksionale (fMRI) u zhvillua në vitet '90. Ajo fokusohet në emetimin e MRI nga gjaku dhe kështu përzgjedh zonat ku rrjedhja e gjakut është e lartë e si rrjedhim përdorimi i oksigjenit është në nivelin më të lartë. Ajo zbulon ato zona brenda trurit që janë më aktive. Kjo do të thotë që skanimi i pjesëve të trurit të lidhura me tipare apo mendime të caktuar, si për shembull kënaqësia ose gënjeshtra mund të zbulojnë se kur dikush po ndihet i lumtur - apo kur janë duke u treguar të kursyer me të vërtetën.[[Skeda:2009 niams oai hi.jpg|thumb|Skaneri i rezonancës magnetike]] Trurit i duhet të punojë më shumë për të ndërtuar një gënjeshtër se sa kur i duhet të thotë të vërtetën, për shkak të përpjekjes shtesë që lidhet me fabrikimin e një historie që të jetë në përputhje me atë çfarë është thënë tashmë. Një studim në vitin 2004 nga studiues në Universitetin Temple në Filadelfia gjeti 14 zona aktive në trurin e një gënjeshtari, por vetëm 7 kur subjekti po thoshte të vërtetën. "Zbulimi i gënjeshtrës me anë të fMRI ka patur norma saktësie nga 80 në 97 përqind përgjatë studimeve të ndryshme", thotë Steven Laken, Drejtor i Përgjithshëm i "Cephos", një kompani amerikane, e cila ofron zbulim të gënjeshtrave përmes skanimit të trurit. Kjo është afërsisht e njëjta normë suksesi që është arritur nga testet e poligrafit, të cilët masin parametra të tillë si ritmi i zemrës, frymëmarrjes apo djersitjes. Poligrafët kanë patur pjesën e tyre të polemikave nëpër vite. Kritikët thonë se, shumë besim u jepet këtyre testeve dhe se nuk ka vetëdijësim të mjaftueshëm në lidhje me mundësinë e rezultateve pozitivë falsë - pra tregues që dikush po gënjen në një kohë që nuk është duke gënjyer.
[[Skeda:Mind-reading-Russell-Morgan.jpeg|thumb|left|Performancë teatrale e vitit 1900]]
Disa ekspertë kanë rezerva të ngjashme edhe në lidhje me përdorimin e skanimeve të trurit për marrje në pyetje. "Një prej shqetësimeve realë që unë kam është se njerëzit mund të fillojnë të thonë: fMRI zbuloi që ai është një terrorist, kështu që le ta provojmë pak në dhomën e marrjes në pyetje", thotë Jonathan Marks, një bioeticist dhe avokat në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. "Përkundër këndvështrimit që fMRI do të nxjerrë jashtë përdorimi, torturën, ajo mund të shndërrohet në një licencë për abuzime të mëtejshme me të ndaluarit, sepse leximi i saj do të bindë njerëzit që kanë në duar një terrorist". Por Laken këmbëngul se do të ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë për autoritetet që të skanojnë trurin e një personi kundër vullnetit të tij: "Çdokush që bie në gjumë, që nuk u përgjigjet pyetjeve, apo që nuk përgjigjet si duhet, do të ofrojë një rezultat jokonkluziv", thotë ai. Duke qenë se skanerat MRI janë të mëdhenj dhe të zhurmshëm dhe testet mund të administrohen në distancë, nuk ka gjasa që ata të përdoren pa miratimin e një personi". Në të vërtetë, nëse personi që skanohet qoftë edhe lëviz në momentin e gabuar, atëherë imazhet që ofron skaneri i trurit janë të kotë e të papërdorshëm. Ndoshta kjo është arsyeja përse Laken mendon që fMRI është më i përdorshëm për ata që mbrohen dhe përpiqen të vërtetojnë pafajësinë e tyre: "Ne kemi testuar njerëz që janë nën investigim prej policisë, janë të interesuar në rivendosjen e fjalës së tyre si dhe do të donin të përmbysnin bindje të së kaluarës. Rastin e parë e patëm vetëm pak kohë më parë. Gjykata pranoi fjalën e njeriut që mbronim". Por Marks nuk e ha këtë. Ai beson se, CIA ka nisur tashmë të përdorë fMRI si pjesë e grumbullimit të të dhënave të zbulimit nga ana e saj. Në një studim të botuar në vitin 2007 në "Revistën Amerikane të Ligjit dhe Mjekësisë", ai shprehet kështu në lidhje me shënimet e një hetuesi amerikan me shumë përvojë: "Skanimi i trurit i kryer përmes skanimeve MRI/CAT, tani përdoret për të skanuar trurin e terroristëve, siç kam sugjeruar unë shumë kohë më parë. Aktiviteti elektrik masiv në tru shfrytëzohet sidomos në rastet kur përdoren fjalë kyçe gjatë skanimeve. Përdorimi i fjalës 'Semtex', për shembull, shkaktonte shqetësime të mëdha në tru. Një proces ky i zhvilluar nga neuropsikologët në Kolegjin Universitar të Londrës dhe nga ana e Mossad. Rezultatet kanë qenë fantastike!" Në realitet, shumë pak prej nesh do të përfundojnë me akuza për terrorizëm. Por kjo nuk do të thotë se, mendimet e tua nuk janë të dobishëm për dikë, diku - për shembul kompani marketingu. Skanimet e trurit tregojnë se çfarë mendojnë në të vërtetë konsumatorët për produktet. Në tetor të vitit 2004, neuroshkencëtari Read Montague i Kolegjit të Mjekësisë në Hjuston të Teksasit, botoi rezultatet e një studimi të jashtëzakonshëm. Ai kishte mbetur shumë i habitur nga rezultatet e një fushate reklamash: Sfida pepsi. Konsumatorëve u bëhej një test me sy mbyllur që të provonin Pepsi dhe Coca Cola dhe shumica e njerëzve thoshin se preferonin shijen e Pepsit - të paktën kjo është ajo çfarë pretendoi Pepsi dhe ata ishin pikërisht njerëzit që fshiheshin prapa kësaj fushate. Dhe në këtë rast, si ka mundësi që Coca Cola vazhdonte të dominonte tregun? Montague mori një grup njerëzish për të përsëritur "Pepsi Challenge", por në të njëjtën kohë ai skanoi trurin e tyre, duke përdorur fMRI. Afro 50 përqind e tyre thanë se preferojnë Pepsi dhe pa asnjë dyshim kjo pije nxiti një aktivitet në trurin e tyre.
 
Por, kur Montague u tregonte atyre se cila ishte secila pije, numri i atyre që preferonin Pepsin binte në 25 përqind.[[Skeda:MR safe sign.svg|thumb|Shenja e sigurisë]] Edhe skanimet e trurit të tyre ndryshonin, duke treguar tashmë aktivitet në një zonë të trurit, e cila është e lidhur me argumentimin. Duket se kujtimet që ekzistonin më parë si dhe ajo çfarë ata besonin më parë kishte më shumë rëndësi se sa cilësia reale e produkteve. Eksperimenti i Montague konfirmoi diçka që profesionistët e marketingut e kanë kuptuar prej kohësh: fuqia e markës. Por kjo u dha atyre një mënyrë për të kuantifikuar efektin, si dhe i dha jetë një fushe krejt të re: neuromarketingut, në të cilin reagimi i konsumatorit ndaj reklamave televizive apo posterave kuantifikohet, duke përdorur fMRI si dhe teknika të tjera të leximit të trurit.
 
Bright House një agjenci reklamash me qendër në Atlanta ofron tashmë neuromarketing për klientët e saj - që ndodh të përfshijë edhe "Coca Cola"-n. Justine Maux, drejtor kërkimesh thotë se, neurmarketingu ndihmon kompanitë që t'u japin konsumatorëve atë që ata duan me të vërtetë.[[Skeda:MR unsafe sign.svg|thumb|Shenja e mos sigurisë]] Jo të gjithë e shohin në këtë mënyrë, dhe Bright House është ndodhur nën një rrebesh kritikash nga grupet antikomercializëm, të cilët i akuzojnë se kërkojnë "butonin e blerjes" në trurin e njerëzve.
Line 14 ⟶ 13:
Me sa duket, bota brenda kokës tonë mund të mos jetë kurrë më private. Por gjendja nuk është edhe aq e keqe - të paktën ende jo. Në mars të vitit 2008, një ekip neuroshkencëtarësh në Universitetin e Kalifornias botuan kërkime mbi monitorimin e mendimeve përmes skanimeve të trurit, në revistën shkencore "Natyra". Ata konkluduan se aktualisht, teknikat e skanimit përbëjnë shumë pak rrezik ndaj jetës sonë private. Por ata paralajmërojnë se teknologjia po përmirësohet. Studiuesit heqin një paralel të frikshëm me disponueshmërinë në rritje të të dhënave genetike personale, të cilat mund të zbulojnë tipare të sjelljes si dhe dobësim ndaj sëmundjes - detaje që sigurisht askush nuk do të donte të binin në duar të gabuara.
 
Po kështu, teknologjia për leximin dhe interpretimin e aktivitetit të trurit tani po përparon me një ritëm alarmues: "Është e mundur që zbërthimi i aktivitetit të trurit mund të ketë pasoja të rënda etike dhe sa i përket privatësisë, le të themi pas 30 apo 50 vitesh". A ia vlejnë dobitë e një teknologjie të tillë përballë një humbjeje kaq të madhe të privatësisë? Vetëm koha do ta tregojë.