Parku Kombëtar i Lurës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 765110 i bërë nga Kristiani59 (diskutimet)
No edit summary
Rreshti 7:
Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121m)
Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartesinë 1600-1700m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 metra rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.
Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës.
Ndër to permendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj.
Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.
Mbi liqene rritet një bimesi [[higrofile]], siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipeërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor te Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e Shqipërisë me relievin e thyer e të larmishëm.
 
== Karakteristika gjeografike ==
 
Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore.
Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 metra.
Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitare më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatesi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180-200 kg).
Rriqebulli është kafshë grabitqare deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshem. Ai gjendet në Lure.
Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të cmueshem dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lur.
Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60-70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15-25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lur.
Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Europës, po ashtu dhe në Lurë.<ref>http://dibra.bigforumonline.com/monumente-te-kultures-dhe-natyres-f33/parku-natyror-i-lures-t111.htm</ref>
 
== Flora ==
Bimesia e shumellojshme. Tipi i pare perbehet nga drure gjethe gjere, qe i leshojne fletet gjate stines se dimrit, dhe ne lartesite e medha nga druret halore te tipit subarktik. Keto jane masivet pyjore me te medha te Lures si dhe te vendit.
Brezi i dushkut shkon deri ne 700-800m dhe ne jug deri ne 1000m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.