Mesjeta shqiptare sipas arkivave kroate: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 765122 i bërë nga Kristiani59 (diskutimet)
No edit summary
Rreshti 8:
 
== Dorëshkrimi nga Shibeniku ==
Në Shibenik, në famullinë e Shën Lovrit, ruhet një dorëshkrim i at Mate Zoriçiqit, me titull: Ogledalo prisvitloga i ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga Scanderbeg, në signaturën: R.K - 17/I. II. [[Skeda:Macedonia ad400.png|thumb|SgqiperiaShqiperia]] Edhe në brendi, në disa vende vështirë lexohet. Lagështira, e në disa vende edhe ngjyra, e kanë gërryer letrën, e cila është e cilësisë së dobët. Teksti lexohet lehtë; është i shkruar në gjuhën kroate, në dialektin e ikavicës. Është i përfunduar më 29 shkurt të vitit 1752. Këtë të dhënë na e ofron vetë autori, në faqen e fundit, /f. 92/. Kjo datë na bën të pohojmë, se ky është njëri ndër krijimet më të vjetra, deri sot të njohura, të një autori kroat, në gjuhën kroate, për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky dorëshkrim është edhe më i vjetër se libri i Andrija Kaçiq-Mioshiqit për Skënderbeun.
 
== Dorëshkrimet nga Arkivi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Kroate në Zagreb ==
Rreshti 19:
== Dorëshkrime nga Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut ==
Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut, krahas Arkivit Shtetëror Historik Kroat të Dubrovnikut, Bibliotekës dhe Arkivit të Vëllezërve të Vegjël [Male Braće], Bibliotekës dhe Arkivit të Domenikanëve, Jezuitëve... etj, ruan shumë dorëshkrime me vlera të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat deri me sot nuk janë botuar. Në fonde të ndryshme, nga autorë të njohur, por edhe anonimë, janë ruajtur një numër i konsideruar dorëshkrimesh nga shekuj të ndryshëm, vlera e të cilave është tepër e çmuar. I një rëndësie të veçantë për fushën e albanologjisë, është dorëshkrimi i Françesko Maria Apendinit, nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: "Shënime mbi shqiptarët, gjuhën e tyre si dhe një gramatikë për gjuhën shqipe me një fjalorth të vogël, krahasuar me gjuhën italiane". Ky dorëshkrim ka 4 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 608/1-11; int. 8; pjesërisht është në gjuhën italiane dhe shqipe. Ky dorëshkrim është një sprovë për një gramatikë dhe një fjalor në gjuhën shqipe. Është tepër interesant momenti që e shtyn studiuesin dhe historianin F. M. Apendini për të vepruar në këtë drejtim. Dorëshkrimi është autograf, në gjendje të mirë dhe lexohet pa vështirësi. Ka format in folio. Një dorëshkrim tjetër është ai i një autori anonim, po nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: "Studim nga burime të ndryshme për qytetin Sebast në Shqipëri, që llogaritet si vendlindje e shën Vllahut, Shenjtit mbrojtës të Dubrovnikut". Dorëshkrimi ka 14 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 613/1-13, int. 11; i tëri është në gjuhën italiane. Një ide e tillë është tepër interesante ngase, për herë të parë kemi një të dhënë të tillë, ku shenjti mbrojtës i Dubrovnikut, na paraqitet me origjinë shqiptare. Të dhënat biografike dhe studimet e shumta për shën Vllahun, lejojnë një hipotezë të tillë, e cila mbetet për t‘u verifikuar dhe dokumentuar nga burime të ndryshme, qofshin ato kronika, anale, dokumente apo dorëshkrime të tjera të cilat ruhen në arkiva dhe biblioteka të shumta të Dubrovnikut. Dorëshkrimi ka format in folio. Dorëshkrimi në vazhdim është ai i konsullit gjeneral francez në Shkodër: Marco Bruere, është autograf dhe daton para vitit 1814. Dorëshkrimi ka gjithsejt 16 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 821, i tëri është në gjuhën italiane. Ky dorëshkrim tregon interesin dhe vazhdimësinë e konsujve francezë në tokat shqiptare. Me një stil të hollë, me një simbolizëm të fortë dhe gjuhë të matur, autori paraqet popullin shqiptar si shumë të virtytshëm, me tradita dhe kulturë të lashtë, por shumë luftarak për të drejtat dhe liritë e tij. Mesa duket, autori është tepër i ndikuar nga ngjarjet e vrullshme dhe të bujshme në qytetin dhe rrethinën e Shkodrës, kështu që lehtësisht mund të kapet një simpati e veçantë për popullin shqiptar dhe qytetin e Shkodrës.
 
 
--[[Përdoruesi:Elio96|Elio96]] 14 Maj 2010 18:46 (CEST)