Lista e personaliteteve që nuk prehen në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Elio69 (diskutimet) në versionin e fundit nga Mikullovci11.
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp-semi-protected|small=yes}}
[[Skeda:Lgurakuqi.jpg|thumb|Luigj Gurakuqi]] Dyzetë nga figurat më të shquara të Shqipërisë që jetuan në kohëra të ndryshme, banesën e tyre të fundit e kanë jashtë vendit. Madje, katër nga krerët më të mëdhenj që kanë drejtuar Shqipërinë, si mbreti i Ilirisë, Genti, "Heroi ynë Kombëtar", Skënderbeu, Pashai i Janinës dhe mbreti i Shqipërisë, Zogu I, nuk i kanë eshtrat në Shqipëri.Por kësaj liste i shtohen edhe personalitete si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Vaso Pasha, Halim Xhelo, Aleksandër Moisiu, Martin Camaj etj, të cilët edhe pse dhanë kontribut të çmuar për Shqipërinë, u prehën në dhe të huaj, shpeshherë duke lënë edhe amanetin që trupin e tyre ta varrosnin atje ku kishin lindur.
 
 
== Varret që mbetën pa atdhe ==
Mbreti i Ilirisë gjatë Luftës së Tretë Iliro-romake, i cili drejtoi luftën kundër perandorisë më të madhe të asaj kohe, Romës, nuk mundi dot t'i bëjë ballë ushtrisë më të madhe të asaj kohe.Ai iu dorëzua legjioneve romake, së bashku me familjen e tij, me qëllim që këto të mos kryenin masakra ndaj popullsisë vendase. Mbreti Gent, vdiq në vitin 146 para erës sonë dhe u varros në Gubbio afër Peruxhias në Itali. Por nëse varri i mbretit Gent, në Itali, është i paprekur dhe eshtrat e tij ndodhen aty, ai i heroit tonë në qytetin e Lezhës është bosh. Sipas historianëve eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", nuk ndodhen më në varrin e tij. Pasi sipas historianëve, në vitin 1478 kur forcat osmane arritën të pushtonin të gjithë qytetet shqiptare, ato arritën të gjenin varrin e Skënderbeut. Pasi e hapën, ushtarakët më të lartë turq e hapën atë dhe morën eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", për t'i përdorur si hajmali për të qenë më të fortë dhe më trima në luftë, ashtu siç kishte qenë edhe prijësi i arbëreshëve për afro 25 vjet me radhë. Por nëse të gjithë njerëzit kanë një varr, ka nga ata që mund të kenë edhe dy.
 
== Personalitetet me dy varre ==
Një dervish kokën e Aliut e varrosi atë pranë të bijve me këtë mbishkrim, "Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish-qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri".
Pashai i Janinës, Ali pashë Tepelena, dhe themeluesi i Tiranës, Sulejman pashë Bargjini, janë dy nga figurat e historisë së popullit tonë që kanë dy varre. [[Skeda:Ali Pashas Grave (Medium).JPG|thumb|Varri i Ali Pashës në Janinë]] Sulejman Pasha, sipas historianëve, duke qenë shumë i dashuruar me vendet arabe, la si amanet para se të vdiste që trupi t'i varrosej në Tiranë aty ku sot ndodhet monumenti i tij, ndërsa zemra në Bagdadin e largët, në Irak. Por nëse Sulejman Pasha e kishte lënë me amanet që të varrosej në dy vende, Pasha i Janinës nuk e kishte kërkuar vetë një gjë të tillë. Ai pasi arriti të bënte zap gjithë Shqipërinë e Jugut nën emërtimin Pashallëku i Janinës, solli tek Porta e Lartë një pështjellim të madh. Për këtë arsye ndaj tij u vendos e gjithë ushtria osmane. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, pasi më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll tek sulltani, ndërsa trupin e varrosën në Janinë, që atëbotë ishte territor shqiptar. Një dervish kokën e Aliut e varrosi atë pranë të bijve me këtë mbishkrim, "Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish-qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri".
 
== Amanetet ==