[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 19:
Ali Asllani, lindi më [[28 nëntor]] të vitit [[1882]] në [[Vajza (fshat)|Vajzë]] të [[Vlorë]]s. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në [[Janinë]] shkollën e mesme, gjimnazin "[[Zosimea]]" në vitin [[1888]]. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në [[Stamboll]]. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin [[1908]] zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e [[Delvinë]]s dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "[[Bashkimi (klub)|Bashkimi]]". Për mbështetjen që i dha [[Ismail Qemali]]t filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në [[Halep]] të [[Siria|Sirisë]]. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në [[Korfuz]] dhe prej andej në [[Vlorë]]. Mori pjesë në [[Kuvendi i Dibrës|Kuvendin e Dibrës]], si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.
 
Në vitin [[1910]] u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në [[1912]] punoi si nënprefekt në [[Akseqi]], [[Ellgen]] dhe [[Boskër]] të [[Vilajeti i Kolonjës|Vilajetit të Konjës]] në [[Anadoll]]. Pas shpalljes së Pavarësisë, [[Ismail Qemali]], i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më [[22 janar]] të vitit [[1914]]. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i [[Fieri]]t e kajmekan i [[Ballshi]]t. Pas largimit të [[Princ Vidi]]t shkoi disa kohë në [[Itali]] e u kthye sërish ku administrata lokale e cakoti sekretar të përgjithshëm ([[10 nëntor]], [[1915]] - [[1 janar]], [[1917]]). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna. Nga [[20 dhjetor]]i i vitit [[1918]] gjer më [[5 nëntor]] të vitit [[1920]] ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet [[1921]] - [[1922]] ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në [[TriesteTriestë]], ku qëndroi deri në fund të prillit [[1925]]. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në [[Sofje]] e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet [[1930]] - [[1932]] ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më [[1934]] përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në [[Tiranë]]. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin [[1952]] mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë.
 
Vdiq në Tiranë në [[20 dhjetor]] [[1966]].
 
== Veprat letrare ==