Asllan Pashallinjtë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
== Sfond Historik ==
 
'''Asllan Pashallinjtë''', një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga [[Janinë|Janina]]. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej. Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, [[Janina]] ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.
 
[[Evlia Çelebiu]], në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në [[Stamboll]], në [[Halep]] apo në [[Gjirokastër]].
 
Sundimi i familjes Asllan Pashalli në [[Janinë]], filluar me shkëlqim në vitin [[1590]], përfundoi në vitin [[1786]]. Dega e familjes Asllan-Pashali në [[Delvinë]] dhe [[Gjirokastër]], emër që sot është shuar, vazhdon të jetojë sot si [[Libohova]]. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre. Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, [[Janina]] ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Ky numër përbën për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.
 
== Referencat ==