[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Mercy (diskuto | kontribute)
v U kthyen ndryshimet e 109.91.186.120 (diskutimet) në versionin e fundit nga Eagleal.
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp-semi-protected|small=yes}}
'''Balsha II''' konsiderohet si figura me e shquar midis sundimtareve Balshaj te Principates se Shkodrës,e cila nën sundimin e tij arriti kulmin e fuqise.U cilesua zot i tërë Arberise. Kreret e Principates se Shkodrës objektonin sundimin ne mbarë Shqipërinë.Por zgjerimi dhe forcimi i Principates se Durresit,i pengonte bujaret balshiote.
 
Kështu,ndermjet dy feudaleve me te medhenj te asaj periudhe (Karl Topise e Balshes II), te vetmit qe mbanin titullin "princ",lindi një konflikt i nxitur kryesisht nga jashtë (nga Venediku e Papa).Në betejën e pare te dy ushtrive princerore me 1382 Balsha II tregoi aftësi me te mira ushtarake dhe paraqiti një ushtri,qe e bene te pamundur qendresen e metejshme te K.Topise.Qyteti-port i Durresit u perfshi nën juridiksionin e Principates se Shkodrës.Ne këtë mënyrë,pasi e kishte shtrire qe më parë sundimin si me anë te lidhjes familjare dhe me aleanca te vogla ne trevat juglindore (Vlore, Kanine, Himare, Berat, Oher,Kostur),marrja e Durresit i siguroi kompaktesine territoriale e strategjike.
 
Balsha II,me titullin e ri "Duke i Durresit",u be sundimtar dhe komandant me fuqi te konsiderueshme ushtarake.shteti i tij shtrihej nga veriu e deri ne Himare ne jug;nga bregdeti Adriatik e deri ne viset e brendshme lindore.Ideja e Balshes II rreth formimit te një mbreterie te vetme,me lidhje ekonomike dhe rrjet rrugor qe ta pershkonte atë,ishte një shembull ne Evrope.
 
Osmanllinjte,te ardhur nga Azia Qendrore,perfituan nga kalbezimi i Perandorise Bizantine e i anarkise feudale ne Evrope.Ata u përhapen ne gadishull pa gjetur pengesë serioze,madje te ftuar nga feudalet ballkanike.Vetëm Balsha II i Shqipërisë nuk u pajtua me pushtuesin e ri,qe po trokiste edhe ne sovranitetin e shtetit te tij.Trupat osmane rrembyen Maqedonine,moren Manastirin,iu afruan Ohrit e Kosturit (1382),duke kercenuar principaten dhe zoterimet shteterore te Shkodrës.Garnizonet e Balshes II rezistonin,por bujaret e tjerë shqiptare nuk e ndihmuan. Perkundrazi,u percane me tej ndaj pushtuesve te rinj,duke lehtesuar penetrimin me ne thellesi,ne Shqipërinë e Mesme.
Ndërkohë,edhe nga ana tjetër,serbi Lazar e sulmoi Balshen nga prapa dhe,duke shfrytezuar goditjet turke,rrembeu shpejt Prizrenin, Pejen e vise te tjera te Kosovës.Veshtruar ne një kend te gjerë rajonal-strategjik, Balsha II ishte një mendimtar e udhëheqës ushtarak me vizion te qartë.
 
Pra, ndërsa sulmohej nga Lindja prej turqve dhe pabesohej nga Veriu (prej serbeve),ai si strateg shtiu ne dorë Durresin,duke siguruar principaten e e tij prej zbarkimeve nga Përëndimi.turqit,gjithsesi,perparonin,duke i dhënë shpresa kundershtareve te Balshes II.Sulltani urdhëroi një ekspedite te posacme për nenshtrimin e Shqipërisë,asgjesimin e ushtrive te Balshes.Kronisti turk Idris bitlisi shkruante: "Kjo fushate kërkonte forca te mëdha,pasi terreni shqiptar ishte i vështirë për t'u depertuar,qendrat e banuara ndodheshin ne thellesi te vendit, kalate qenë te fortifikuara... dhe banoret ishin te gjithë trima".
 
Ushtria 40 mijeshe e Hajredin Pashes hyri ne Shqipëri nëpër luginen e Shkumbinit. Ajo shkretoi,torturoi e rrembeu skllever.Balsha II ndodhej ne Berat. Ai levizi shpejt me 1000 luftetare pasi nuk priste koha derisa te manovrohej ushtria kryesore qe ndodhej nga Shkodra,drejt Myzeqese. Dy komandantet dhe forcat e tyre te pabarabarta (40 me 1) u ndeshen ne (tetor te vitit 1385) ne fushën e Stavres (ne jug te Lushnjes).Ishte beteja e dytë me e madhe pas asaj te Durresit dhe luftimeve te tjera te Balshes.
 
Shqiptarët e prijesi u shfaqen trima dhe mjeshtra,por forcat e shumta te osmaneve ishte e vështirë te perballoheshin.Luft etaret e pare arbereshe u thyen dhe vete "gjenerali" mbeti i vrarë mes fushbetejes,si luftetar i thjeshtë.Humbja e parakohshme e Balshes II,nuk dha kohe e mundësi te mjaftueshme për konsolidimin e një shteti dhe ushtrie te vetme shqiptare.