[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 37:
[[Category:lindje 1918]]
[[Category:vdekje 2010]]
 
<!-- INFORMACIONE TJETËR :
Pashko Gjeçi i indur në Shkodër më 7 shtator të vitit 1918, Gjeçi mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Që në moshë të re, aty nga viti 1934, përktheu disa poezi të poetit italian, Xhakomo Leopardi. Në shkollë mëson mirë italisht, më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë në të cilat përktheu mrekullitë e letërsisë botërore. Në vitin 1938, me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Pashku gjithnjë kujton me kënaqësi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqërimi me të do t'i kushtonte atij 5 vjet burg . Me 15 korrik të viti 1942 diplomohet Doktor në Letërsi. Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën 'Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit'. Në lirim e trasferojnë në Fushë Krujë ku punoi shumë gjatë për përkthimin e PURGATORIT dhe të PARAJSËS. Kështu që në vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesë e parë e komedisë FERRI. Veprës nuk u bë ndonjë jehonë e madhe. Por ish-drejtori i shtëpisë botuese në atë kohë, Nasho Jorgaqi, thotë se shqipërim të tillë mund të bënte vetëm Pashko Gjeçi. Menjëherë pas botimit të KOMEDISË HYJNORE nisi të përkthente ODISENË, një punë që e përfundoi me sukses. Por, një tjetër kulm për përkthyesin ishte edhe "Fausti" i Gëtes, një vepër me një histori të gjatë që nga koha e komunizmit, që mbërriti në duar e lexuasve vetëm para ca kohe. -->