[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp}}
'''Zhanicë''' shtrihet krahut të djathtë të lumit [[Limi|Lim]], i cili buron nga [[Liqeni i Plavës]] dhe e përshkon atë Ultinë, për ta lënë fshatin Pepaj në të majtë. Të dy fshatrat ndodhen në mes të [[Plavë]]s, qendër komunale (7 km), dhe Murinës, qendër zyrtare (3-4 km).
 
Në pjesën lindore me fshatin malazez - Velikën dhe me një varg kodrash e majesh : Sekiricën e [[Shejtani|Shejtan]] tepen. Kjo Ultinë, ku gravitojnë këto fshatra, ishte gjithnjë pjesë e pandarë e qëndresës [[Gucia|Guci]], deri në vitin [[1954]]. Më pas, [[Plava]] u bë qendër komunale. Për mua, nuk është befasi kur lexoj shkrimin e udhë - përshkruesit rus, A. Boshmakov : "Gucia është zemër e [[Shqipëri]]së".
Rreshti 6:
'''Zhanica''' e ka burimin më të lashtë se Pepaj, të cilin, me emrin Rzhanicë, e hasim në Defterin e Sanxhakut të [[Shkodra|Shkodrës]], që në vitin [[1485]], kur kishte 92 shtëpi, pesë beqarë, dy veja dhe tre mullinj. Sa ishte ky fshat i banueshëm dhe udhëkryq, mund të bëhet krahasimi që, në atë kohë, kryeqendra Guci kishte 121 shtëpi dhe tre mullinj. Kur edhe fshati Nokshiq kishte 23 shtëpi, meqë në këtë regjistër nuk figuron fshati Pepaj, atëherë mund të merret se ishte marrë si pjesë e pandarë Ultina e Sipërme e Limit, që kishte 80 shtëpi dhe dy mullinj, kjo mund të besohet se edhe në disa regjistratime të pastajme është i bashkangjitur me Murinë.
 
Për emërtim Zhanica është vështirë të përcaktohet rrënja 1. dhe formimi i këtij toponimi, edhe pse është përmendur shumë më herët, prapëseprapë nëpër rrugën historike, pas pushtimeve të vazhdueshme, ka përjetuar edhe ndryshime si të gjitha toponimet e tjera nëpër këto vise, qoftë me emërtime të reja, termin të shkurtër, të plotësuar, të deformuar etj. Por, si pikënisje duhet marrë mendimin e këtyre pasardhësve se quhej Nikë Fara.
 
Madje duke u nisur nga pozita që ka sot ky fshat, mund t'u besohet informatorëve nga këto troje se është formuar nga vërshimi - ortekët. Kjo ka njëfarë logjike, sepse nga të tri anët rrethohet me shpatie, që vazhdojnë drejt lumit Lim.
Rreshti 20:
Të njëjtin mendim e jep edhe Fazë (Balidemaj), e cila kishte kaluar të 75 vjetët si grua me kétë mbiemër në ketë fshat : "U martova te Nuecajt", "Erdhën me më marrë trimat e Nuecejva", "Do të shkojmë për Bajram te Nuecejt", etj. "Kam dëgjuar edhe për Nocajt edhe Ndocajt". Një dëshmi jep edhe e dhëna se ekziston toponimi Jazi i Nout, që kalon afër trojeve më të parë të këtij barku. Gjithashtu, hasim edhe në toponimin Lugu i Ocit. Në këtë rast, mungon tingulli i parë N. Në tërë krahinën e Plavës Gucisë pas vitit 1912 dhe 1913, si dhe në vazhdim të kohës malazezët ua ndërronin shqiptarët jo vetëm emrin dhe fenë, por edhe mbiemrin familjar. Ata ia shtonin ose ia mungonin atij (mbiemrint) së paku një tingull, gjë që ia humbte edhe rrënjën. Ky emër është shumë i përshtatshëm për ta kthye Nuecin ose Nocin, ose Nduen në Novo. Nuecajt, siç i quajnë në ketë anë, theksonin se i pari i tyre kishte qenë Lazri. Ngjashmeri e Lazrit me Llazarin lehtë mund të shkrihet njëri në tjetrin, mandje, te afrohen këto barqe si të janë të një trungu. E aq më lehtë të keqëprdoret. Me një dozë trimërie, shtojnë se janë nga Bukmiri i berishës. Kur ra edhe ky mendim, atëherë më është dashur të gjurmoj edhe më thellë. Duke lexuar Defterin e Sanxhakut të Shkodrës (1485) hasim në dy Buk - mira, njëri në Nahijen e Piperit, që kishte 40 shtëpi dhe ishte nën Timarin e Vukut, të birit të Gjorgjit, Sanxhaku i Shkodrës, të cilit ishin të ardhur nga vetreniku, vend në mes të Vasoviqit dhe matishevés (aty), që në këtë regjistër nuk hasim në Lazar, as Llazer. Fshati tjetër, Bukmir, ishte në Timaren e Hamzait Ihasanit, të birit të Kolës. Në këtë regjistër takojmë emrin Gjergj Bukmiri, edhe pse vështirë mund të dallohen emrat e shqipes të besimit katolik dhe ata të besimit ortodoks, por të afërt për deformim si Lazer - Llazar, Gjergj - Gjorgje, etj. Fshatrat e krahinave të Piperit dhe të Kelmendit ishin shqipatrë, si Bukmiri, etj. Prapëseprapë ndeshem në antroponime sllave, p. sh. Radiqi, i biri i Lazarit, etj. Kur bëhen fjalë për Bukmir, mendohet se kanë prejardhje nga fshati Zhanicë. Ishin barinj dhe trima. Patën grindje, gjakderdhje dhe pastaj gjakmarrje me fshatrat fqinje. Madje, për ta larguar këtë "farë" nga këto troje, ose për ta shfarosur përgjithmonë, i bashkuen forcat Vojvoda i fshatit Konjuhë, vasoviqasit me Gjyl Begun, udhëheqësin e kazasë së Gucisë, për shkak se para vitit 1826 Gjylit ia kishin vrarë të vëllain. Për këtë vazhdonte gjakmarrja, duke i detyruar që të shpërnguleshin. Këta Bukumirë marrin drejtimin nëpër Bjeshkën Vetrnik për matishevë, në drejtim të Podgoricës.
 
=== Kultivimi bujqësor dhe renta feudale ===
Zhanica i takonte vilajetit të Plavés, në Hasin e Sanxhakbeut të Shkodrës, si edhe në viste tjera të pushtura nga osmanët, ku ishte i parqitur sistemi Timar. Në këtë fshat, në mbarim të shekullit XV, kultivonin prodhime bujqësore, madje, edhe jepnin secila familje nga 10 okë për një kulturë ;
 
Rreshti 125:
Këto veprime dhe sulmet e vazhdueshme e te padurueshme te kacakëve te Vasojeviqit nëpër vijën kufitare me vise te Gucisë, frymëzuan Gucinë te formojë "Kornitetin per Shpëtimin e Popu-llatës", me seli në Guci, ku kishin përfaqësuesit e vet edhe këto fshatra.
 
=== SFILITJET E KRAHINËS SE PLAVËS DHE TE GUCISË ===
Populli shqiptar fuqishëm shprehte pakënaqësitë e tyre kundër shtypjes shekullore dhe atë në forma te ndryshme, madje edhe me lëvizjen gjithë kombëtare, 519 ishte në vitet 1878 - 1880, që e dësh-mqjnë edhe shprehjet e Ali Pashë Gucisë, thënë Maxhar Pashës në Gjakovë, kur edhe organizoi pusinë, per t'ia ndërprerë rrugën Meh-met Pashai: "Cfarë do ti këtu, cilin ke pyetur ti që po ua dorëzon këto troje dushmanëve tanë, mos po jep tokat tuaja?!"9
Planet pansllaviste te Carit te Rusisë, per f ua ndarë tokat shqiptare aleatëve te tij, ishin me se evidente. Kjo politikë ekspansioniste doli në sipërfaqe në fillim te krizës Lindore, duke shfrytëzuar lodhjen e Turqisë per t"i mbrojtur tokat e pushtuara deri atëherë. Kështu me Traktatin e Shën Shtefnit (3 mars 1878) Turqisë i mbeti vetëm fjala e thatë: "...Shqipëria është pronë ekskluzive e Perandorisë Osmane dhe se kjo ka në dorë ta bashkojë ose ta administrojë...". Fuqia e ëndërruar e Perandorisë Osmane kaloi nëpër rrjedhat e Kongresit te Berlinit. ku edhe u moren vendime te §oroditura per t'i ndarë tokat shqiptare. Me tokat tona, u shpërblyen te tjerët.
Rreshti 558:
Kërshi i Bashë Bacit.
Kulla e Vogel e Nizamit te Kërshi i Arushës.
Kulla e madhe e nizamit, në mes te fshatit [[Stankaj]] dhe Moknave afër Livadhit te Kadisë.
Kodra e Ahave, ujë merrnin te Uji i Kronit.
Kodra e Poshtme.