Këmbënyjorët: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: co:Arthropoda
Desktopi excluded
Rreshti 1:
[[Skeda:Trilobiti.jpg|236px|right|thumb|[[Desktopi|Trilobiti]].]]
'''Këmbënyjëtuarit''' përfaqësojnë grupin më të madh të llojeve shtazore. Përfshijnë mbi 1.000.000 loje dhe përbëjnë afro 80% të tërë faunës që është e përhapur në rruzulin tokësor. Mendohet se numri i tyre është më i madh, meqenëse çdo ditë zbulohen lloje të reja. Janë të përhapur në mjedisin tokësor dhe ujor.
Emri këmbënyjëtim rrjedh nga greqishtja '''arthron=nyje''' dhe '''podhos=këmbë'''.
Për nga ndërtimi i trupit, mënyra e të ushqyerit dhe tipi i aparatit gojor, këmbënyjëtuarit ndahen në disa grupe: ndër të cilat më të njohura janë gaforret, merimangat dhe insektet që jetojnë kryesisht në mjedisin tokësor e shumë më pak në atë ujor. Këtu duhet përmendur edhe këmbënyjëtuarit më të vjetër '''tribolitet''', që kanë pasur ndërtim më primitiv. Këta kanë jetuar në kohëra të lashta dhe numri i tyre ka qenë afro 10.000 lloje. Mjedisi jetësor i tyre ka qenë uji. Sot hasen vetëm në formë të mbeturinave (fosileve).
== Gaforret - këmbënyjëtuarit që marrin frymë me branshi ==
[[Skeda:Gaforrja.jpg|236px|right|thumb|[[Desktopi|Gaforrja]].]]
Gaforret janë shtazë të cilat jetojnë në ujëra të ëmbël dhe të njelmët dhe përfaqësojnë këmbënyjëtuarit e sotëm më primitivë. Për njohjen e ndërtimit dhe mënyrën e jetesës si shembull merret '''gaforrja e lumit'''. Jeton në ujëra të ëmbël. Sipërfaqja e trupit është e mbuluar me një mbështjellës të fortë i përbërë nga lënda e quajtur '''kitina''' e forcuar me lëndë gëlqerore. Ky mbështjellës i fortë, i cili mbron organet e brendshme të gaforres, paraqet skeletin e jashtëm të saj.
Trupi i gaforres së lumit përbëhet prej dy pjesëve: kokëkraharorit '''(cefalotoraksit)''' dhe barkut '''(abdomenit)'''.
Rreshti 19:
 
== Merimangat ==
[[Skeda:Merimanga;Tarantula.jpg|236px|right|thumb|[[Desktopi|Tarantula]].]]
Janë këmbënyjëtuar te të cilat, pos disave, trupi është i ndarë në kokëkraharor dhe bark. Kokëkraharori është me mbulesë kitinore. Në kokë nuk ka antena. Në të janë të vendosur katër palë sy të thjeshtë. Unaza e parë e kokëkraharorit ka një alë shtojca të cilat përfundojnë me nga një grep, me të cilin mbyt gjahun pasi që në të lëshon helmin nga gjëndrrat që janë në lidhje me këto shtojca. Unaza e dytë, po ashtu, ka një palë shtojca për mbajtjen e gjahut. Në kokëkraharor ka edhe katër palë këmbë të nyjëtuara me të cilat ec dhe end rrjetin e saj. Barku është i butë dhe pa këmbë. Në anën e poshtme të barkut gjenden dy vrima për frymëmarrje që çojnë deri te një hapësirë që shërben si mushkëri e përshkruar me gypa të gjakut.
Nga fundi i barkut gjenden gjëndrrat që prodhojnë materialin për endjen e rrjetit.
Rreshti 25:
Numri më i madh i llojeve të merimangës nuk janë të rrezikshme për njeriun, megjithatë ka edhe prej tyre të cilat janë shumë helmuese. Ndër më të njohurat te ne është '''merimanga me kryq, ajo e shtëpisë'''. Në vendet e nxehta jeton merimanga shumë helmuese e quajtur '''vejusha e zezë''', '''tarantulla''' etj.
== Akrepat ==
[[Skeda:Akrepi.jpg|236px|right|thumb|[[Desktopi|Akrepikrepi]].]]
Këta këmbë zgatur kanë bishtin e gjatë, i cili mbaron me një thumb që përmban helm. Me anë të thumbimit mbysin insekte dhe shtazë të tjera të imëta. Jetojnë nën gurë, drunj etj. dhe natën dalin kërkojnë ushqimin. Disa lloje të akrepave, të cilët jetojnë në viset e nxehta, janë helmues dhe shumë të rrezikshme edhe për njeriun, siç janë p.sh. '''skorpionet'''.
== Këpushat ==
Janë shtazë të imëta, me madhësi mikroskopike e deri në 1 cm. Këpusha trupin e ka prej një pjese të formuar me bashkimin e kokës, të kraharorit dhe të barkut. Kanë katër palë këmbë mjaft të vogla. Dallohen për kah forma e trupit dhe mënyra e jetesës. Disa prej tyre ushqehen me shtazë të vogla ose me mbeturina, ndërsa ttë tjerat si parazitë. Prej llojeve parazite më të njohura është '''këpusha e zgjebës''', e cila shkakton sëmundjen e zgjebës te njeriu. Ka madhësi deri në 0,5 mm dhe jeton në brendi të lëkurës së njeriut ku femra vendos vezët e saja. Sëmundja e zgjebës karakterizohet me kruarje të madhe të lëkurës dhe është ngjitëse. Sëmundja me anë të prekjes shumë lehtë bartet nga një njeri në tjetrin. Si masë paraprake për mbrojtje nga zgjeba është pastërtia personale.
[[Skeda:Këpusha.jpg|236px|right|thumb|[[Desktopi:Këpusha]].]]
----
Të njohur janë edhe '''riqrat''', të cilët jetojnë në shtazët e egra dhe shtëpiake si dhe në lëkurën e njeriut duke thithur gjakun e amvisit, në ç'rast mund të shkaktojnë helmimin e tyre si dhe bartjen e sëmundjeve të ndryshme.