[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
Si toponim emri '''Gruda''' gjindet që në lashtësi në Val Canali në mes [[Raguza|Raguzës]] e [[Kotorri|Cattaro]], e deri në Venecia, pa llogaritur të tillë emra në Shqipërinë veriore të pas 1913, çfarë tregon për emigrimet e migrimet e detyruara në shekuj nga pushtues të ndryshëm sllavë e osmanë. Gruda, si e gjiihëgjithë [[Iliria]] ([[Shqipëria]]) përqafoi ndër të parët treva veriore, fenë shpëtimtare të Jezu Krishtit, që në fillim me predikimet e apostullit Shën Pali rreth viteve 50. Ishte pikërisht qëndresa stoike e Grudasve për fe e atdhe, që i bëri ata të njohur në luftrat e tyre heroike që nga [[Bizanti]] (Ortodoks), perandoria e Stefan Dushanit dhe ajo shumë-shekullore me analfabetët e qytetërimit, Perandorinë Osmane e tjerë. Gjithsesi albanolog të ndryshëm japin variante të shumta për popullimin e ripopullimin e Grudës, por gjithnjë vetëm me popullsi shqiptare të ardhura nga tokat shqiptare.
Në disa dokumente të hershme të vitit 1455, Gruda shënohet në Companinë (Bashkësinë) e Zetës Superiore (Lartë) që deklaronte besnikërinë ndaj Venecies (Venedikut) me vojvodën e madh Stefano Cernoy. Mbas pushtimit Osman në defterin e regjistrimit për taksa në vitin 1485 rezultojnë 80 shtëpi, ku ka të shënuar emrat e kryefamiljarëve dhe haraçet e paguara, por duhet sqaruar se nuk kishte filluar ende asnjë familje të muslimanizohej. Albanologu Fr. Nopcsa llogarit se në vitin 1500 ka të ardhur nga Suma, ndërsa nga viti 1500-1600 të kenë ardhur po në Grudë nga Ercegovina, fisi Djell (Giel?), ndërsa pjesa tjetër ishin autoktonë nga trungu i Berishës (që në vitin 1908 numërontë 80 shtëpi). Emri Gruda përmendet edhe si toponim, dashamirësie, por sidoqoftë shënohet edhe Grudi, në vitin 1610, në vitin 1640 gjenden të regjistruara vetëm 40 shtëpi me 100 burra të aftë për armë.
 
Rreshti 8:
Proverbiale për trimëritë e Grudës ka mbetur shprehja "Gruda shpatën", pra shquhet për përdorimin e shpatës, armës konvencionale më potente në luftërat e kohës kundër armiqve të ndryshëm. Tregu dominues në Grudë (Shënim i vitit 1920) është ai i dalur nga Vuksan Gjel Gruda (i Djell). Të tjerët janë autoktonë, por duhet sqaruar se ka variante të ndryshme për fiset e herëshme të mbiquajtur Boin e Vulaj, gjithasrhtu të tjerë të huaj nga Genologia (Gjenologjia) pënnenden edhe Kalajt e fisi i Priftëneve. Tepër vonë, Gruda përmendet bajrak në vehte, vetëm në vitin 1897 shpeshherë thuhet se ishte i ndarë në dy nënbajraqe të vogla, por për vendime të mëdha ishte vetëm një.
 
Po në vitin 1897 thuhet se Gruda kishte Bylykbashin (përfaqësuesin zyrtar) në Këshillin (formë gjykate) Zyrtar në Xhibal. Duhet theksuar se pas vendimeve të kongresit të Berlinit, kur u vendos që ushtria turke me 22 prill 1880 të tërhiqet nga Gruda e [[Hoti]] dhe një pjesë e Kelmendit, për t'ju lënë Malit të Zi, kishte një farë islamizimi, kjo ishte në fakt një taktikë për të mos u lëshuar nga Osmanllinjtë e rënë në duart e Shkjeve të Ballkanit (nga shiu në breshër), por gjithsesi kjo ishte e kotë. Gruda sot përbëhet nga katër fise kryesore, të cilët janë:
 
1.Ivezajt (edhe Pepajt janë degë e tyre, por e islamizuar)