[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: sr:Клименти; cosmetic changes
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:KELMEND.jpg|thumb|right|Pamje nga Kelmendi]]Malësia e '''Kelmendit''' shtrihet në skajin verior të [[Alpet Shqiptare|Alpeve Shqiptare]]. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e [[Malësia e Madhe|Malësise së Madhe]]. Sipas shtrirjes së vjetër fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në jug, me Gash e [[Krasniqe]] në lindje, kurse me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqëndruar në fshatrat: Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël.
 
Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arësye kelmendasit në menyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.