[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: ht:Lotèl
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Torre Libertad Mexico D.F.jpg|thumb|250px|right|St. Regis Hotel & Residences, [[Mexico City]]]]
 
'''Hoteli''' është [[Ndërmarrja|ndërmarrje]] e cila ofron banim, zakonisht në një periudhë të shkurtë kohore. Kushtet e akomodimit bazë, të cilat një hotelho tel duhej që t'i plotësonte në kohët e kaluara (posedimi i vetëm një [[Dhoma|dhome]], një [[krevati]], një [[dollapi]] për rroba, një [[Tavolina|tavoline]] të vogël dhe një [[Lavamani|lavaman]]) janë zëvendësuar dukshëm me dhoma me instalime moderne, duke përfshirë [[banjo]] në dhoma të gjumit dhe [[Kondicioneri i ajrit|kondicionerë të ajrit]]. Gjërat tjera që zakonisht gjinden nëpër hotele janë [[telefoni]], [[ora]] me [[Alarmi|alarm]], [[televizori]], qasja në [[Interneti|internet]]; furnizimi me ushqime të lehta dhe pije mund të bëhet në [[Mini-bari|mini-bar]], dhe në aparate për pije të ngrohta. Hotelet më të mëdha mund të posedojnë [[Restoranti|restorante]], [[Bazeni|bazene]], [[Çerdhja|çerdhe]], dhoma për [[konferenca]] dhe shërbime të tjera sociale.
 
Disa hotele ofrojnë kombinime të ndryshme të ushqimeve në llogari të qëndrimit në hotel. Në [[Britania e Madhe|Britaninë e Madhe]], hotelit i kërkohet me ligj t'u servojë ushqim dhe pije çdo mysafiri brenda orëve të caktuara; që të shmanget kjo kërkesë nuk është e pazakonshme të gjinden ''hotelet private'', të cilat nuk janë subjekt i kësaj kërkese. Në [[Japonia|Japoni]], [[Hoteli kapsulë|hotelet kapsulë]] posedojnë hapësirë të minimizuar në dhoma dhe ambiente tjera.