Ndryshimi mes inspektimeve të "Hoteli"

12.188 bytes added ,  10 vjet më parë
v
U kthyen ndryshimet e Aeternusus (diskutimet) në versionin e fundit nga Xqbot.
(U largua krejt përmbajtja e artikullit)
v (U kthyen ndryshimet e Aeternusus (diskutimet) në versionin e fundit nga Xqbot.)
[[Skeda:Torre Libertad Mexico D.F.jpg|thumb|250px|right|St. Regis Hotel & Residences, [[Mexico City]]]]
 
'''Hoteli''' është [[Ndërmarrja|ndërmarrje]] e cila ofron banim, zakonisht në një periudhë të shkurtë kohore. Kushtet e akomodimit bazë, të cilat një hotel duhej që t'i plotësonte në kohët e kaluara (posedimi i vetëm një [[Dhoma|dhome]], një [[krevati]], një [[dollapi]] për rroba, një [[Tavolina|tavoline]] të vogël dhe një [[Lavamani|lavaman]]) janë zëvendësuar dukshëm me dhoma me instalime moderne, duke përfshirë [[banjo]] në dhoma të gjumit dhe [[Kondicioneri i ajrit|kondicionerë të ajrit]]. Gjërat tjera që zakonisht gjinden nëpër hotele janë [[telefoni]], [[ora]] me [[Alarmi|alarm]], [[televizori]], qasja në [[Interneti|internet]]; furnizimi me ushqime të lehta dhe pije mund të bëhet në [[Mini-bari|mini-bar]], dhe në aparate për pije të ngrohta. Hotelet më të mëdha mund të posedojnë [[Restoranti|restorante]], [[Bazeni|bazene]], [[Çerdhja|çerdhe]], dhoma për [[konferenca]] dhe shërbime të tjera sociale.
 
Disa hotele ofrojnë kombinime të ndryshme të ushqimeve në llogari të qëndrimit në hotel. Në [[Britania e Madhe|Britaninë e Madhe]], hotelit i kërkohet me ligj t'u servojë ushqim dhe pije çdo mysafiri brenda orëve të caktuara; që të shmanget kjo kërkesë nuk është e pazakonshme të gjinden ''hotelet private'', të cilat nuk janë subjekt i kësaj kërkese. Në [[Japonia|Japoni]], [[Hoteli kapsulë|hotelet kapsulë]] posedojnë hapësirë të minimizuar në dhoma dhe ambiente tjera.
 
Në [[Australia|Australi]] dhe [[Kanadaja|Kanadë]], hoteli mund të merret edhe si [[pub]] ose [[Bari (ndërmarrje)|bar]]. Në [[India|Indi]], hoteli mund të merret edhe si restorant, për shkak se restorantet më të mira janë gjendur gjithmonë pranë hoteleve të mira.
 
== Etimologjia ==
Fjala ''hotel'' vjen nga fjala [[Frëngjishtja|frënge]] ''hôtel'' (''hôte'' do të thotë ''mikpritës'' apo ''bujtinar''), fjalë e cila përdorej më shumë për shtëpi të verzionit francez që pranonin shumë shpesh vizitorë se sa për vende që ofronin akomodim. Sidoqoftë, në përdorimin bashkëkohor francez, fjala ''hôtel'' e ka të njëjtin kuptim si termi anglez, ndërsa ''hôtel particulier'' përdoret për kuptimin e vjetër. Shqiptimi francez, me theksin lakor, është përdorur gjithashtu edhe në gjuhën angleze, por tani kjo gjë bëhet rrallë. Theksi lakor e zëvendëson shkronjën "s" në shqiptimin e mëparshëm ''hostel'', i cili me kalimin e kohës e mori kuptimin e ri, por të afërt me kuptimin e vjetër.
 
== Klasifikimi ==
 
[[Çmimi]] dhe [[kualiteti]] i hoteleve zakonisht e tregojnë rangun dhe llojin e shërbimeve në dispozicion. Për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të [[turizmi]]t botëror gjatë dekadave të fundit të shekullit 20, standardet, veçanërisht ato të ndërmarrjeve më të vogla, janë përmirësuar dukshëm. Por, për hir të krahasimit më të mirë janë paraqitur sistemet e vlerësimit, ku vlerësimi përmes një deri në pesë yje është më i zakonshmi, dhe vlerësimi me më shumë se pesë [[Ylli|yje]] tregon për më shumë luks. Hoteleve ju caktohet shuma në bazë të sistemeve tradicionale, dhe kjo varet shumë nga paisjet e ofruara. Disa e konsiderojnë këtë si të papërshtatshme për hotelet më të vogla, kualiteti i të cilave mund t'i përket një kategorie të caktuar por mungesa e një artikulli si p.sh. e [[lifti]]t mund ta pengojë atë për ta arritur një kategorizim më të lartë. Në disa vende ekziston një sistem standard i kritereve për kategorizimin e hoteleve, por në shumë vende të tjera ky sistem mungon. Janë bërë përpjekje për unifikimin e sistemeve të klasifikimit në një sistem të besueshëm dhe të njohur ndërkombtarisht, por ekzistojnë dallime të shumta në kualitetin e akomodimit dhe në llojin e ushqimit brenda kategorisë së njëjtë të hoteleve, ndonjëherë edhe brenda vendit të njëjtë. [[American Automobile Association]] përdorin [[Diamanti|diamantë]] në vend të yjeve për vlerësimin e hoteleve dhe të restorantëve.
 
== Hotelet historike ==
[[Skeda:Hotel Astoria.jpg|thumb|left|200px|Hotel Astoria dhe figura e Carit të Rusisë [[Nikolla I]], [[Shën Petersburgu|Shën Petersburg]]]]
Disa hotele kanë fituar famë përmes traditës, duke shërbyer për raste apo persona të rëndësishëm, si p.sh. hoteli [[Schloss Cecilienhof]] në [[Potsdam]], [[Gjermania|Gjermani]], që famën e mori nga e ashtuquajtura [[Konferenca Potsdam]] e aleatëve të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] [[Winston Churchill]], [[Harry Truman]] dhe [[Joseph Stalin]] në vitin [[1945]]. [[Taj Mahal Palace & Tower]] në [[Mumbai]] është një ndër hotelet më të famshme dhe historike në [[India|Indi]] për shkak të lidhjes së saj me [[Lëvizja indiane për pavarësi|Lëvizjen indiane për pavarësi]]. Disa hotele e kanë marrur emrin nga ushqimet ose pijet e ndryshme, si hoteli [[Waldorf Astoria]] në [[New York City]] që është i njohur për [[Sallata Waldorf|Waldorf sallatën]], ose [[Raffles Hotel]] në [[Singapori|Singapor]], vendi ku është shpikur pija [[Singapore Sling]]. Një shembull tjetër është [[Hotel Sacher]] në [[Viena|Vienë]], [[Austria|Austri]], shtëpia e tortës me çokollatë [[Sachertorte]], ose [[Hotel de Paris]] ku është shpikur [[Crèpe Suzette]].
 
[[Skeda:Hotel Ritz Paris.jpg|thumb|right|200px|Hôtel Ritz në [[Parisi|Paris]]]]
Ekzistojnë hotele që janë bërë të famshme përmes filmave si [[Grand Hotel Europe]] në [[Saint Petersburg]], [[Rusia|Rusi]], kur [[James Bond]] qëndroi aty në filmin e famshëm [[Goldeneye]]. Hotelet në [[Cannes|Kanë]] si [[Carlton]] ose [[Martinez]] u bënë qendër botërore gjatë [[Festivali i Filmit në Kanë|Festivalit të Filmit në Kanë]].
 
Një numër i hoteleve kanë hyrë në vetëdijen e publikut përmes [[Pop kultura|pop kulturës]], si [[Ritz Hotel]] në [[Londra|Londër]], [[Britania e Madhe|UK]], [[Algonquin Hotel]] në New York City për shkak të së famshmes [[Algonquin Round Table]], [[Hotel Chelsea]] gjithashtu në NYC, subjekt i shumë këngëve si dhe vendi i lëndimit të [[Nancy Spungen]] (sipas të dashurit të saj [[Sid Vicious]]). Këto hotele vizitohen shpesh nga persona të famshëm.
 
== Hotelet e pazakonta ==
Shumë hotele mund të konsiderohen si "destinacione në vetvete", të cilat vizitohen për shkak të karakteristikave të tyre të pazakonta.
 
=== Hotelet shtëpi në dru ===
Disa hotele janë të ndërtuara në drunj të gjallë, për shembull hoteli [[Costa Rica Tree House]] në [[Kosta Rika|Kosta Rikë]], [[Treetops Hotel]] në [[Kenia|Keni]], [[Ariau Towers]] në [[Brazili|Brazil]], dhe [[Bayram's Tree Houses]] në [[Turqia|Turqi]].
 
=== Hotelet shpellë ===
Hoteli shpellë shkretinor në [[Coober Pedy]], [[Australia|Australi]] Jugore, hoteli [[Cuevas Pedro Antonio de Alarcón]] në [[Guadix]], [[Spanja|Spanjë]] dhe disa hotele në [[Cappadocia]], [[Turqia|Turqi]], janë të njohura për shkak të ndërtimit të tyre në shpella natyrale, ku disa kanë dhoma nëntokësore.
 
=== Hotelet kapsullë ===
[[Hoteli kapsulë|Hotelet kapsullë]] janë një lloj i hoteleve ekonomike që gjinden në [[Japonia|Japoni]].
 
=== Hotelet akull dhe borë ===
Hoteli akull në [[Jukkasjärvi]], [[Zvicra|Zvicër]], dhe Hotel de Glace në [[Duschenay]], [[Kanada|Kanadë]] dhkrihen çdo pranverë dhe rindërtohen çdo dimër; Mammut Snow Hotel në [[Finlanda|Finlandë]] gjindet në muret e kështjellës së borës në [[Kemi]]; dhe Lainio Snow Hotel është pjesë e fshatit dëborë afër [[Ylläs]], [[Finlanda|Finlandë]].
 
=== Hotelet kopsht ===
Hotelet kopsht, të njohura për kopshtet e tyre para se të ishin hotele, janë Gravetye Manor, shtëpia e dizajnerit të kopshteve [[William Robinson]], dhe Cliveden, i dizajnuar nga [[Charles Barry]] me kopsht të trëndafilave nga [[Geoffrey Jellicoe]].
 
=== Hotelet nënujore ===
Disa hotele e kanë akomodimin nënujor, si hoteli [[Utter Inn]] në [[Lake Mälaren]], [[Suedia|Suedi]]. [[Hydropolis]], që është ende nën konstruksion në [[Dubai]], do ta ketë akomodimin në fund të [[Gjiri Persik|Gjirit Persik]]. Jules Undersea Lodge në [[Key Largo]], [[Florida|Floridë]] kërkon scuba diving (kostum për furnizim me oksigjen) për hyrje në dhomat e saj.
 
== Motelet ==
Moteli është hotel i paraparë për njerëzit të cilët dëshirojnë të kenë qasje të shpejtë nga [[automobili]] i parkuar në dhomën e tyre.
 
== Hotelet që kanë thyer rekorde botërore ==
 
=== Hotelet më të larta ===
Hoteli më i lartë në botë është [[Burj Al Arab]] në [[Dubai]], i cili ka 321 metra, të cilit sidoqoftë do t'ia kalojë hoteli fqinj Rose Rotana Suites i cili do të ketë 333 metra.
 
=== Hotelet më të mëdhaja ===
Hoteli me më së shumti dhoma është [[MGM Grand Las Vegas]] në [[Las Vegas]], [[ShBA]], i cili ka gjithsej 6,276 dhoma. Në vitin 2006, [[Guinness World Records]] e shpalli [[First World Hotel]] në [[Genting Highlands]], [[Malajzia|Malajzi]] hotelin më të madh në botë me gjithsej 6,118 dhoma.
 
=== Hotelet më të vjetra ===
Sipas [[Guinness World Records]], hoteli më i vjetër që ende funksionon është [[Hoshi Ryokan]] në [[Komatsu]], [[Japonia|Japoni]], që është hapur në vitin 718.
 
== Banimi në hotele ==
Një numër i figurave publike kanë vendosur të jetojnë përkohësisht apo përherë në hotele.
 
* Aktori [[Richard Harris]] jetoi në [[Savoy Hotel]] kur ishte në [[Londra|Londër]]. Arkivisja e hoteleve [[Susan Scott]] e tregon anektodën për Richard-in, kur atë ishin duke e nxjerrur nga hoteli nëpërmes krevatit të ambulancës, dhe pak para se të vdiste ai e ngriti dorën dhe tha "është nga ushqimi".
 
* Në vitin 2007, mediat në tërë botën raportuan se David dhe Jean Davidson, një çift pensionistësh nga Sheffield, qëndruan në një lokacion të Newark, Nottinghamshire & a Grantham, Lincolnshire për gjithsej 22 vite, duke e bërë motelin shtëpi të vet. Për këtë çift shpenzimet e qëndrimit të tyre në motel ishin përafërsisht të njëjta me shpenzimet e jetës në shtëpi, por këtu ata përfitonin nga shërbimi i motelit dhe ushqimi i ofruar. Pas shkuarjes së tyre, moteli e emëroi dhomën e çiftit "The David and Jean Davidson Suite".
 
== Galeria ==
<Gallery>
Image:Hotel Bristol w Warszawie.JPG|Bristol, Warsaw
Image:Warsaw2ma.jpg|Europe, Warsaw
Image:The Westin Warsaw.JPG|Warsaw
Image:Hotel grand wejście.jpg|Sopot
Image:HotelDelCoronado.jpg|Ndërtesa qëndrore e Hotel del Coronado, ShBA
Image:HotelDelCoronado-OldBuilding.jpg|Ndërtesa e vjetër e Hotel del Coronado
Image:Mirage hotel exterior.jpg|Mirage Hotel, Las Vegas, Nevada, ShBA
Image:Wigwam motel 1.jpg|Wigwam Motel "room", Holbrook, Arizona, ShBA
Image:Château Frontenac01.jpg|Hôtel Château Frontenac, Quebec City, Kanadë
Image:Portopia hotel02s3248.jpg|Portopia Hotel "Oval" në Kobe, Japoni
Image:Chateau d´Isenbourg.jpg|Château d´Isenbourg, Rouffach, Francë
Figura:ClarenceHotel.png|[[The Clarence Hotel]], Dublin, Irlandë
</Gallery>
 
== Shiko edhe ==
* [[Dajti (hotel)]]
* [[Hotel Tirana]]
* [[The Clarence Hotel]]
 
[[Kategoria:Hoteleri]]
 
[[ar:فندق]]
[[bg:Хотел]]
[[br:Leti]]
[[bs:Hotel]]
[[ca:Hotel]]
[[cs:Hotel]]
[[cy:Gwesty]]
[[da:Hotel]]
[[de:Hotel]]
[[en:Hotel]]
[[eo:Hotelo]]
[[es:Hotel]]
[[et:Hotell]]
[[fa:هتل]]
[[fi:Hotelli]]
[[fr:Hôtel]]
[[ga:Óstán]]
[[gl:Hotel]]
[[he:בית מלון]]
[[hi:होटल]]
[[hr:Hotel]]
[[ht:Lotèl]]
[[hu:Szálloda]]
[[id:Hotel]]
[[is:Hótel]]
[[it:Albergo]]
[[ja:ホテル]]
[[ko:호텔]]
[[la:Deversorium]]
[[lb:Hotel]]
[[lt:Viešbutis]]
[[ml:ഹോട്ടൽ]]
[[ms:Hotel]]
[[nl:Hotel]]
[[no:Hotell]]
[[pl:Hotel]]
[[pt:Hotel]]
[[qu:Tampu wasi]]
[[ro:Hotel]]
[[ru:Гостиница]]
[[scn:Arbergu]]
[[sh:Hotel]]
[[simple:Hotel]]
[[sk:Hotel]]
[[sl:Hotel]]
[[sr:Хотел]]
[[sv:Hotell]]
[[ta:விடுதி]]
[[tg:Меҳмонхона]]
[[th:โรงแรม]]
[[tr:Otel]]
[[uk:Готель]]
[[vi:Khách sạn]]
[[yi:האטעל]]
[[zh:酒店]]
[[zh-yue:酒店]]
108

edits