'''John Petrucci''' (i lindur si '''John Peter Petrucci''' më [[12 korrik]], [[1967]]) është [[Kitara|kitarist]] virtuoz [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|amerikan]] dhe themeluesi i [[progressive metal]] bendit [[Dream Theater]]. Ai është [[Producenti i muzikës|producenti]] (bashkë me shokun e bendit [[Mike Portnoy]]) i të gjitha albumeve të Dream Theater që nga lëshimi i ''[[Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory]]'', si dhe shkrimtari kryesor i teksteve në bend. Revistat dhe fansat në të gjithë botën votojnë vazhdimisht për Petrucci-n që është një nga kitaristët më të mirë në botë.
Petrucci ka marrur pjesë në turnenë [[G3]] gjashtë herë, më shumë e çdo kitarist tjetër i ftuar.
== Biografia ==
Petrucci për herë të parë luajti me kitarë në moshën 8 vjeqare kur pa se motra e tij (e cila po merrte leksione të [[Organo|organos]] në atë kohë) lejohej të rrinte edhe pas kohës së gjumit për të ushtruar. Ai shpejt e la kitarën pasi që plani i tij dështoi. Në moshën 12 vjeqare, ai filloi t'i binte kitares prapë kur u ftua në bendin e shokut të tij [[Kevin Moore]], i cili më vonë u bë edhe sintisajzeristi i parë i Dream Theater. Petrucci filloi qysh në fëmijëri të ushtronte teknikisht. Ai është një kitarist [[Autodidakti|autodidakt]] i cili zhvilloi aftësitë e tij përmes përpjekjeve që t'u ngjante idhujve të tij, që ishin [[Steve Morse]], [[Steve Howe]], [[Steve Vai]], [[Stevie Ray Vaughan]], [[Yngwie Malmsteen]], [[Al Di Meola]], [[Alex Lifeson]] dhe [[Allan Holdsworth]]. Ai me shaka i quan idhujt e tij "the Steves and the Als".
[[Skeda:John Petrucci 4.jpg|thumb|left|150px|Petrucci me kitarën e tij (Ibanez John Petrucci signature model) të cilën e ka zëvendësuar me Ernie Ball Music Man]]
Petrucci ka vijuar Berklee College of Music në [[Boston]] me shokun e tij të fëmijërisë [[John Myung]] (basist), ku takuan edhe shokun e ardhshëm të bendit [[Mike Portnoy]] (baterist). Këta të tre dhe shoku tjetër i fëmijërisë i Petrucci-t Kevin Moore (tastierë), formuan bendin Majestry, i cili më vonë bëhet Dream Theater.
Ndërsa Petrucci merret kryesisht me Dream Theater, ai gjithashtu ka marrë pjesë në projektin [[Liquid Tension Experiment]], si dhe është paraqitur si mysafir në disa inçizime nga artistë të tjerë, si p.sh. në albumin ''[[Age of Impact]]'' të [[Explorer's Club]], apo në albumin ''[[Loudspeaker]]'' të [[Marty Friedman]].
Petrucci gjithashtu u paraqit në videon mësimore të tij për kitarë "Rock Discipline", e cila përfshinë ushtrime të nxehjes, ushtrime për t'ju shmangur dëmtimeve gjatë interpretimit, alternate picking, sweep picking, akordet dhe teknika tjera për luajtje në kitarë. Petrucci gjithashtu e ka librin e quajtur "Guitar World presents John Petrucci's Wild Stringdom", që ishte përpiluar prej rubrikave që ka shkruar për revistën [[Guitar World]], që sjell edhe titullin e librit.
Në vitin [[2001]] Petrucci u ftua nga [[Joe Satriani]] dhe [[Steve Vai]] në turnenë e popullarizuar [[G3]] të gitarës, ku u ekspozua para një numri të madh të fansave të rinjë, dhe u inspirua ta inçizonte solo albumin e tij të parë ''[[Suspended Animation]]'', i cili u publikua më [[1 Mars]] [[2005]]. Petrucci gjithashtu u paraqit në turneun G3 në vitin 2005, 2006 dhe 2007, duke marrur kështu pjesë më shumë se çdo kitarist tjetër i ftuar në këtë turne.
[[Skeda:MusicManPetrucci.jpg|thumb|300px|Ernie Ball Music Man John Petrucci signature model]]
Petrucci gjithashtu shkroi dhe inçizoi dy këngë instrumentale për lojën e [[Sega Saturn]] të quajtur [[Digital Pinball: Necronomicon]]. Të dyja këngët janë përafërsisht 2 minuta të gjata dhe quhen "Prologue" dhe "Epilogue". Petrucci-t i pëlqejnë shumë lojërat e Sega Saturn, dhe ka deklaruar në intervista që kurrë nuk shkon në turne pa një Sega Saturn.
Shoku i tij i bendit, [[Jordan Rudess]], ka thënë në një intervistë që Petrucci është katolik. John është i martuar me Rena-n, dhe kanë 3 fëmijë, SamiJo, Reny dhe Kiara. Rena Petrucci gjithashtu është muziciente dhe ka qenë e mbështetur nga John-i në koncert.
Petrucci është anëtar me të drejtë votimi i [[NARAS]].
== Diskografia ==
=== Solo albumet ===
* {{M|2005}} - ''[[Suspended Animation]]''
=== Me [[Dream Theater]] ===
* {{M|1989}} - ''[[When Dream and Day Unite]]''
* {{M|1992}} - ''[[Images and Words]]''
* {{M|1993}} - ''[[Live at the Marquee]]'' ''(Live)''
* {{M|1994}} - ''[[Awake]]''
* {{M|1995}} - ''[[A Change of Seasons]]'' ''(EP)''
* {{M|1997}} - ''[[Falling into Infinity]]''
* {{M|1998}} - ''[[Once in a LIVEtime]]'' ''(Live)''
* {{M|1999}} - ''[[Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory]]''
* {{M|2001}} - ''[[Metropolis 2000: Live Scenes From New York]]'' ''(Live)''
* {{M|2002}} - ''[[Six Degrees of Inner Turbulence]]''