[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
'''[[1876]]-[[1950]]'''
 
Spiridon T. Ilo lindi në [[Korça|Korçë]] në vitin 1876. Në moshë fare të re emigroi në [[Bukuresht]], [[Rumani]]. Në Rumani, ai u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim. Në datën [[5 nëntor]] [[1912]], Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë mbledhjen e mbajtur në Hotel Kontinental të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga [[Ismail Qemali]]. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. MendohetSipas seinformacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Me datë [[27 nëntor]] [[1912]], ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij [[Marigo PozioPosio]]. Marigo PozioPosio i qepi këtij flamuri një rradhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në [[Vlorë]] në [[28 nëntor]] [[1912]]. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek.
 
Në vitin [[1913]] u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani. Në vitin [[1916]] emigroi në [[New York]], [[SHBA]] ku hapi një kafene të vogël. Spiridon T. Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike [[Albanian Phonograph Records]] në [[SHBA]] në vitin [[1923]]. Nën drejtimin e tij, Albanian Phonograph Records luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet [[1920]]-[[1940]]. Spiridon T. Ilo krey regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, të Albanian Phonograph Records, himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh [[Giuseppe Mauro]].